Reshjet e dëborës në Shishtavec, denoncimi: Kryetari i Bashkisë Kukës erdhi për show, fshatarët po pastrojnë rrugën me lopata

Situata me reshjet e dëborës ka qenë problematike në qarqin e Kukësit, një nga zonat ku ka patur më shumë reshje. Për të pastruar rrugën, përveç Autoritetit Rrugor Shqiptar, duket se është mobilizuar edhe Bashkia e Kukësit. Një denoncim vjen nga faqja në Facebook, “Fshati Shishtavec”, ku thuhet se banorët e kanë pastruar vetë rrugën, pasi kryetari Bashkim Shehu kishte shkuar me borëpastruese vetëm për “show”.

“Sot Bashkia Kukes u zgjua nga gjumi dhe erdhi ne Shishtavec me gjithe bore-pastrusen dhe Sekretarin e Pergjithshem Bashkies Kukes Z.Bujar Mucmata. Por kjo ishte vetem per shoë dhe u kthyen prap ne zyrat e tyre ne Kukes pa e pastruar Rrugen. Sic e shikoni nga video, fshatarte kan dal zot vet rruges duke e pastruar me lopata mbasi Bashkia dhe Z.Mucmata refuzuan ta pastrojne.”-thuhet në postimin që shqërohet me një video ku duken banorët duke pastruar rrugën.

Për më shumë ndiqni videon

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja