Kreu i ARRSH, Dashamir Xhika premtoi se ajo që ndodhi gjatë ndërrimit të viteve me bllokimin e rrugëve nga dëbora nuk do të ndodh më. I ftuar në studio në A1 Report, Xhika tha se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur rrugët e hapura.
“Ne kemi ndërtuar një plan masash. Ka qënë një mësim i mirë ai i fundvitit ku rreshjet e dëborës gjetën të papërgatitura kompanitë që mirëmbajnë rrugët. Kemi bërë kontrolle për kompanitë dhe është verifikuar që këto i kanë marrë masat. Ndërsa sa i përket kompanisë që kishte nën mbikqyrje rrugën në Qafë-Thanë po ndiqen procedurat për ndërprejen e kontratës sipas kuadrit ligjor”, deklaroi Xhika.
Pavarësisht përmbytjeve në disa zona të vendit, kreu i ARRSH-së tha se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme. Ai tha se nëse ka probleme janë marrë masa për të bërë qarkullimin në rrugë alternative. Xhika tha se duhet treguar kujdes nga rrëshqitja e dherave.
“Duhet treguar kujdes i veçantë nga rrëshqitjet e dherave. Jo të gjitha akset kombëtare kanë mbrotjen ashtu siç duhet. Aksi Librazhd-Elbasan është aksi i rrezikshëm nga rrëshqitjet e gurëve megjithatë janë të angazuara kompanitë e mirëmbajtjes. Në jug të vendit akset kombëtare nuk kanë asnjë problem. ARRSH është në terren për të monitoruar situatën, gjithashtu është bërë një plan masash për rrugët në jug të vendit. Pra kemi ndërtuar një plan si të devijojmë në akset alternative”, deklaroi Xhika.
Kreu i ARRSH-së tha se është bërë dhe evidentimi i gërryerjes së autostradës Fier-Vlorë dhe po punohet për të parandaluar gërryerjen. Për aksin Elbasan-Gjinar Xhika tha se po punohet për të hapur një rrugë alternative rreth 5 km .
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com