TIRANË - Moti me rreshje dhe rrufe nuk kursen as Hipotekën e Tiranës. Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka pezulluar sot punën për shkak të një defekti në sistemin elektrik i shkaktuar nga rrufeja.
Mbrëmjen e së hënës, si pasojë e motit të keq, është dëmtuar rëndë sistemi i furnizimit me energji elektrike. Lajmi konfirmohet nga Këshilltari i Marrëdhënieve me Publikun, Artur Bego.
Zyrtarë të administratës së Hipotekës bënë të ditur se që prej mëngjesit ka nisur puna për riparimin e defektit, që mendohet se nuk ka dëmtuar bazën e të dhënave në hipotekë.
Pritet që punimet të përfundojnë brenda ditës së sotme për të rinisur nesër shërbimin për qytetarët e kryeqytetit.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com