Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës, duke përmbytur rrugët.
Për pasojë ka probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, ndërsa uji po vërshon edhe në rrugët kryesore e të brendshme të qytetit.
Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në rrugët nacionale nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve. Prej tre ditësh Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë probleme në qytet.
Komento