Reshjet e dendura të shiut dhe ato të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore, në të cilat është dashur ndërhyrja e mjeteve për të pastruar rrugët nga bora dhe rrëshqitjet e dherave e gurëve. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar problemet më të shumta janë shënuar në Tiranë, Kukës e Korçë, megjithatë mjetet dhe kompanitë e mirëmbajtjes dimërore janë në terren për të normalizuar situatën.
Në Tiranë, në mëngjesin e ditës së sotme në disa akse rrugore ka pasur reshje dëbore por pa probleme për qarkullimin e mjeteve e konkretisht situata paraqitet si më poshtë: Në segmentin Tirane-Krrabe (km29)-Elbasan situata është normale. Nuk ka pasur reshje dëbore.
Në segmentin rrugor Tiranë-Trau Dajt-Qafë Molë-Bizë, Trau Dajt-Antena, Qafe Priske-Shengjergj, situta është nën kontroll. Po punohet për pastrimin e tombinove e kanaleve në rrugën Qafë Priskë-Qafe Mollë. Rruga është e kalueshme pa zinxhire. Në segmentin Rrethrrotullimi i Mulletit – Bërzhitë, në Dobresh, rruga vazhdon të jetë e bllokuar. Në këtë segment kërkohet të respektohet sinjalistika e vendosur.Ka dëmtime serioze të skarpatave, rënie masivi shkëmbor, shkatërrime të mureve mbajtës dhe pritës si dhe gërryerje të shtresave rrugore. Në gatishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet.Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gatishmëri.
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafe Thane ka pasur rreshje dëbore. Kjo ka bërë që në Qafë Thanë rruga të spërkatet me kripë. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale. Të gjithë akset e këtij qarku qarkullohen normalisht. Gjatë natës ka patur rreshje dëbore dhe temperature të ulëta te cilat kanë shkaktuar ngrica e për pasojë janë kriposur të gjitha akset rrugore. Në aksin K/Boboshticës- Dardhë kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë, temperaturat janë të ulëta. Në akset e këtij qarku janë në gatishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punëtorë në segmentet më problematike.
Në Kukës, aksi Tuneli i Kalimashit – Kukës – Morinë qarkullohet normalisht. Në aksin Milot-Skuraj-Rrëshen-Tunel-Morinë nga shkrirja e dëborës ka rënie të gurëve e dherave, nga Rrësheni deri tek Tuneli Thirrë në sasira të mëdha. Në akset e këtij qarku janë në dispozicion 23 mjete të ndryshme si dhe fuqi punëtore e specialistë.
Në Dibër, në akset e këtij qarku janë në gatishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lagështisë në rrugë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com