Reshjet e shiut, bllokime rrugësh dhe rëshqitje dherash në disa akse! Ja ku paraqitet situata më problematike

Reshjet e shiut, bllokime rrugësh dhe rëshqitje dherash në disa akse! Ja ku paraqitet situata më problematike

Foto ilustruese

SHKODËR- Reshjet e shiut dhe moti i keq ka prekur qarkun e Shkodrës ku në disa akse e rrugë ka pasur disa problematika. Sipas të dhënave të deritanishme, si pasojë e reshjeve të shiut, ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglum.

Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat është duke u punuar me një fadromë për largimin e tyre. Ndërkohë, në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.

Nga bashkia Vau Dejës ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjaër.

Në njësinë administrative Vau Dejës prurjet në përroin Glinë dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta.

Nga  bashkia Fushe Arrëz, si pasoje e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë.

Ndërkohë, në Malsinë e Madhe si rezultat i shirave të dendur, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. 

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar