Ndërsa verilindja e vendit po përballet me reshje intensive të deborës, reshjet e shiut po shkaktojnë probleme kryesisht në qytetet e jugut.
Problematike situata është në qytetin e Vlorës, ku rrugët kryesore janë të pushtuar nga uji duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullim e mjeteve dhe veçanërisht këmbësorëve.
Më kritike situata është në zonën e Skelës ku uji ka hyrë edhe në banesat e kateve të para të pallateve. Shkak për këtë gjendje është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1Report nuk kanë nevojë për koment, teksa tregojnë qartë për gjendjen në këtë qytet pas reshjeve te dendura të shiut.
Ndërkohë jo më pak problematike ka qenë situata edhe qytetin e Fierit sa i përket reshjeve intensive të shiut.

Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve ka bërë uji të vërshojë në rrugët e qytetit, duke vështirësuar mjaft qarkullimin për mjetet dhe këmbësorët.
Reshjet e shiut në këtë qytet kanë vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë ditës sotme.

Edhe në Tiranë paraqitet po e njëjta situatë e vështirë në zona të ndryshme si në “Don Bosko”, e cila përbytet gjithnjë pas reshjeve të shiut.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO