Reshjet e shiut e breshërit ditën e djeshme në Ersekë kanë dëmtuar 10 hektarë perime, 2000 rrënjë kumbulla e mollë në fshatrat Rehove, Straje, Psar e Bejkovë.

Gjithashtu në bilancin e demëve përfshihen edhe sipërfaqe me grurë, elb, tërshërë e rrush.

Banorët raportuan dje se breshëri zgjati deri në 20 minuta.