Më problematike situata në Tiranë paraqitet në shtratin ujëmbledhës të Lanës, i cili si pasojë reshjeve të dendura është fryrë në nivelin maksimal në të gjithë distancën tij. Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes ndërsa disa prej zonave periferike prej disa orësh janë nën pushtetin e ujit.
Situata më kritike paraqitet në zonën e Laknasit , teksa fryrja e lumit Lanës ka bërë që uji të dalë nga shtrati dhe të përmbysë tokat përrreth e të rrezikojë seriozisht banesat aty pranë. Ndërkohë që një zonë tejet problematike sa i përket përmbytjeve ka qenë edhe Kamza ku përveç reshjeve të shiut shkak për këto përmbytje është bërë edhe bllokimi i kanalizimeve. Mësohet se katet e para të shumë banesave dhe bizneseve private në rrugën" Iliria" janë pushtuar nga uji, ndërsa banorët po përpiqen ta largojnë atë nga godinat me mjete rrethanore.
Uji i ka shatuar dëme të shumta kryesisht në orendi brenda këtyre banesave, dhe në mallrat ushqimore nëpër dyqane. Ndonëse rrugët në Kamzë janë rikonstruktuar së fundmi, kanalet kullese janë bërë shumë të vogla dhe e kanë të pamundur të përballojnë sasinë e madhe të ujit që krijohet gjatë ditëve me reshje.
PERMBYTEN BANESAT NE KAMZE
Reshjet e dendura të shiut të rëna intensivisht gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar edhe përmbytjen e disa banesave në Kamzë. Shkak për gjendjen e rënduar në këtë zonë është bërë bllokimi i kanalizimeve.
Situata më problematike shfaqet në Valias, aty ku përmbytjet janë më të përshkallëzuara.
Sot, më 14 Mars shënohet edhe Dita e Verës, që si rrallë herë nuk është festuar nën rrezet e diellit, por përkundrazi është shoqëruar me përmbytje në të gjithë vendin.
(Shikoni foto të tjera nga përmbytjet KLIKONI KETU
NE LAKNAS LANA DEL NGA SHTRATI, RREZIKOHEN BANORET
Ndërsa në Laknas, lumi i Lanës ka dalë nga shtrati duke përmbytyr disa banesa e duke rrezikuar shumë të tjera. Banorët ndjehen të kërcënuar nga intensiteti në rritje i reshjeve të shiut, dhe shprehen se ndihen të pambrojtur dhe se situata është e përsëritur.
Foto të tjera nga dalja e Lanës nga shtrati në Laknas
FRYHET LUMI I LANES
Ashtu siç ndodh gjithmonë në ditët me reshje të dendura, edhe sot Lana ka dalë nga shtrati. Më problematike situata paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, aty ku niveli i ujit është më i lartë.
Kjo situatë është e përsëritur në kryeqytet, ku sa herë që bie shi i përmasave të mëdha dhe me intensitet gjatë gjithë ditës, Lana del nga shtrati, por jo vetëm kaq, edhe shumica e rrugëve në Tiranë krijojnë probleme në qarkullim si pasojë e përmbytjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)