GJIROKASTER - Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët e qytetit të Gjirokastrës. Në zonën fushore të qytetit të gurtë, gati 50% e rrugëve u mbuluan nga uji duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e qytetarëve.

Qytetarët nga ana e tyre, shprehen se gjithmonë në mot me shi, fenomeni përsëritet ndërkohë që bashkia nga ana e saj nuk ka marrë masat për përmirësimin e kësaj situate.

Edhe zona muzeale e qytetit është përmbytur nga shiu, situatë e cila përsëritet sa herë që ka reshje.

(Gre.M/Shqiptarja.com)