Reshjet intensive të shiu kanë sjell probleme në shumë zona të bashkive Pukë e Fushë- Arrëz. Një pjesë e fshatrave janë ende pa energji elektrike si pasojë e bashkimit të përcjellësve, apo këputjes së tyre.
Punonjësit e OSHE kanë nisur nga puna për riparimin e defekteve edhe pse rrebeshi dhe terreni e bëjnë të pamundur.
Sonte u bë i mundur zëvendësi i transformatorit në fshatin Bardhet të Bashkisë Fushë- Arrëz, ku prej mbrëmjes së kaluar mungonte energjia si pasojë e djegies së transformatorit nga shkarkimet atmosferike.
Edhe në qytetin e Pukë e Fushë Arrëz ka takime të herë pas hershme, ndërsa gjatë kësaj mbrëmje të paqëndrueshme janë shënuar dhe në linjën e tensionit të lartë Firzë- Fushë Arrëz.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Përmbyten 90 banesa në Bashkinë Kurbin, tërhiqet uji nga 48 shtëpi në Durrës! 5 familje të evakuara












