LEZHË- Reshjet e shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar sërish probleme në bllokun e banimit në lagjen ‘Besëlidhja’. Uji ka dalë në sipërfaqe, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Nuk është hera e parë që në Lezhë ka probleme të këtij lloji, në sezone të vjeshtës ku shirat e dendur janë pothuajse çdo ditë, shirat në lagjet dhe rrugët e këtij qyteti bllokojnë lëvizjen për shka të bllokimit të kanalizimeve.
Deri më tani nuk ka asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike.
LIRONI PUSETAT DHE KANALET O SHPELLARE.....
Përgjigju