Aksi nacional Pukë - Fushë Arrëz është bllokuar totalisht që prej orëve të mesantës si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave, pranë kroit të Zojës.
Nga pamjet e kapura me dron dhjetëra drejtues automjetesh që në orët e para të mëngjesit janë duke pritur për të kaluar ndërsa grupet e punës po vijojnë të punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative.
Reshjet e shiut të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës shkaktuan rrëshqitje dherash edhe në vendin e quajtur Dardha e Shoshit duke sjellë bllokim të aksit Kir-Shosh.
Në Mirditë (qarku Lezhë) rruga që lidh fshatin Thirrë me rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar fshatin. Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave.
Një ditë më parë qarku i Shkodrës u përfshi nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe prezencë uji në disa banesa. Sot Prefekti i Qarkut bëri me dije se vijon puna për verifikimin e banesave të përmbytura dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.
Banorët thonë se përmbytja është shkaktuar nga vërshimi i përroit të Glinës dhe mungesa e investimeve, si në diga ashtu dhe në kanalet kulluese. Deri më tani përllogariten 100 familje të dëmtuara nga përmbytjet në Vaun e Dejës.
Bashkitë e Vaut të Dejës, Pukës e Fushë-Arrëzit kërkojnë ndërhyrjen e Emergjencave Civile dhe ARRSH-se për riparimin e dëmeve në infrastrukturë.
Dita e sotme ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të situatës së përmbytjeve në Bashkinë Vau Dejës.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit, dëmet e shkaktuara janë të mëdha për banorët e zonës.
Banorët shprehen se situata ka qenë e vështirë dhe se përmbytjet janë pasojë e mungesës së investimeve në zonë, veçanërisht në sistemin kullues dhe mbrojtjen nga prurjet e lumenjve.
Ernest Paluku, një nga banorët që ka pësuar dëme të konsiderueshme në biznes dhe në banesë, tregon vështirësitë e përjetuara dhe humbjet financiare që ka shkaktuar kjo përmbytje.
“Kam parë një katastrofë, ka pasur rreth 2 metra uji te oborri. Dëmi është shumë i madh. Të gjitha pajisjet kanë dalë përdorimit. Kjo përmbytje është një rast i rrallë. Banesa është bërë e pabanueshme. Më janë dëmtuar dy makina plotësisht. Shifra është mbi 30 milionë lekë dëm. Qeveria duhet të marri masa, të investojë në përroin Glinë apo në rrugën nacionale. Kërkojmë nga shteti të bëhen investime të fuqishme në sistemin kullues. Kjo ndërtesë nuk shërben as për magazinë. Rreziku natyror është i pashmangshëm”, tha Ernest Paluku.
Vau Dejës ka qenë bashkia më e prekur në qarkun e Shkodrës nga reshjet intensive dhe vërshimi i përroit të Glinës, që solli përmbytjen e rreth 100 banesave.
Sipas informacioneve zyrtare, Bashkia Vau Dejës ka nisur procesin e evidentimit të dëmeve dhe do të përgatisë një përllogaritje financiare të plotë të pasojave të shkaktuara nga kjo situatë.
Këto janë pamjet me dron nga aksi rrugor Pukë - Fushë Arrëz i cili u bllokua totalisht si pasojë e rrëshqitjeve të dhera nga reshjet e dendura të shiut.
Siç shihet edhe nga pamjet e sigurura për Report Tv në zonë ndodhen grupet e punës të cilët po punojnë për hapjen e rrugës dhe qarkullimin e automjteve. Ndërkohë automjete të ndaluara buzë rrugës presin për të kaluar.
Deri në hapjen e saj drejtuesit mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative.
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë krijuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë. Sipas informacioneve rruga që lidh fshatin Thirrë me rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar fshatin.
Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave, ku ndër të tjera është izoluar dhe lagjia Munellë në Domgjon me rreth 30 familje. Përveç dëmeve në infrastrukturë, reshjet kanë shkaktuar edhe prishjen e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Grupet e emergjencave të bashkisë Mirditë ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, thotë se përrenjtë malorë në Fan janë problematik dhe në një prej urave është parashikuar investim brenda këtij viti. Për dy ura të tjera po shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit me Emergjencat Civile dhe Ushtrinë.
“Dje dhe gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesnist të lartë. Lumi që është këtu është mjaft problematik që mund të ketë në zonën e Mirditës për shkak të inerteve që mbart. Duhet të ulet niveli i ujit për të ndërhyrë. Momentalisht kemi në projekt një urë për ndërtim, për të tjerat do të shohim në vijim”, tha Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.
Ndërkohë banorët shprehen se kjo situatë ndodh çdo vit teksa, i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
“Fshati është izoluar komplet. Kërkojmë nga shteti të na ndihmojë”, tha një banor.
“Ne po e vuajmë këtë situatë çdo vit”, tha një tjetër.
Një ditë më parë qarku i Shkodrës u përfshi nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe prezencë uji në disa banesa.
Por si paraqitet situata këtë të hënë?
Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës duke shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh. Disa akse rrugore janë bllokuar, ndërsa ekipet e punë ndodhen në terren për normalizimin e situatës.
Bashkia Shkodër
Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.
Deri në këto momente nuk janë raportuar problematika me emergjencat civile, me përjashtim të rrugës Kir–Shosh, ku në vendin e quajtur Dardha e Shoshit ka pasur rëniesh gurësh që kanë bllokuar qarkullimin dhe rruga aktualisht është e pakalueshme.
Strukturat përkatëse janë njoftuar dhe po punohet për zhbllokimin e aksit.
Bashkia Malësi e Madhe
Në territorin e bashkisë nuk janë raportuar problematika nga reshjet e shiut.
Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën.
Bashkia Vau Dejës
Aktualisht nuk raportohen probleme nga reshjet e shiut.
Vijon puna për verifikimin e banesave të përmbytura gjatë ditës së djeshme dhe evidentimin e dëmeve të mundshme.
Bashkia Pukë
Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale, kryesisht në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan, ku ka rrugë lidhëse të fshatrave të bllokuara.
Rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.
Furnizimi me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike (Njësia Administrative Gjegjan).
Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.
Bashkia Fushë Arrëz
Si pasojë e reshjeve të dendura të ditës së djeshme dhe gjatë natës, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale të territorit të bashkisë.
Janë evidentuar rrëshqitje masive dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të trupit të rrugëve.
Ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim.
Janë raportuar gjithashtu dëmtime të ujësjellësave të fshatrave.
Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë–Fushë Arrëz.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë
Gjatë natës kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu. Deri tani nuk janë konstatuar dëmtime në argjinatura, kanalet kryesore të kullimit dhe digën e rezervuarit Shtoder.
Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë poshtë kuotës minimale së leximit të hidrometrave. Lumi Kir ka pasur prurje të larta, por pa shkaktuar dëme.
Komente








