Elbasan- Reshjet e ditëve të fundit kanë provokuar situatë të rëndë në të gjithë qarkun e Elbasanit. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar përmbytje, rrëshqitje, shembje, bllokime të cilat kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin pasoja për banorët e këtyre zonave.
Sipas kryeinxhinierit Petrit Shkurti grupet e punës po ndërhyrjen janë përqendruar në pikat më problematike sido,mos në zonat e thella malore në Elbasan, Librazhd dhe Gramsh si në Polis, Lunik , Rrajcë, Funar, Zavalinë, Gjinar, Kukër, Skëndërbegas, Tunjë. Për shkak të specifikës së dëmtimeve precedencë më e madhe i është dhënë Gramshit.
Sipas tij aktualisht të gjitha akset janë të hapura me përjashtim të dy akseve në Kukër dhe në Kushovë si pasojë e shembjes së urave. Në këto pika është ndërhyrë për të siguruar një kalim të provizor pasi riparimi definitiv kërkon kohë.
Dëmtohet Aksi nacional Korçë-Gramsh
Aksi nacional Korë-Gramsh është dëmtuar për shkak të gërryerjes nga vërshimi i ujrave të lumit Devoll. 3 vende përgjatë Pjesës nga Maliqi deri në afërsi të komunës Lozhan janë gërryer në pjesën e poshtme të asfaltit duke lënë hapësira boshe të cilat nga pesha e automjeteve që kalojnë atje mund të shemben në çdo moment. Fryrja e lumit Devoll për shkak të rreshjeve intensive që kanë përfshirë gjatë ditëve të fundit rajonin juglindor ka sjellë edhe alarmin e njësisë së qeverisjes vendore. Kreu i komunës Lozhan ku jetojnë rreth 4200 banorë , ka theksuar se pasi ka konstatuar këto vende ka sinjalizuar autoritetet përkatëse.
Drejtoria e rrugëve pohon se është duke marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse ku duket se në këto pjesë për shkak të problematikës dotë lejohet kalimi vetëm në një kah i automjeteve
Lushnjë, nxënësit mësim “nën shi” në shkollë
130 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Karavasta e Re” në Bedat zhvillojnë mësim në kushte tepër të vështira. Godina është thuajse e rrënuar totalisht, ku kudo mbizotëron lagështira dhe suvaja ka rënë. Këtë e tregojnë vetë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shprehen se çfarë bie jashtë hyn brenda.
Drejtori i kësaj shkolle Gëzim Ballabani shprehet se sapo ka marrë drejtimin e këtij institucioni arsimor ka njoftuar dhe ka kërkuar ndihmën e të gjithë organeve shtetërore kompetente.
Kruje, del lumi nga shtrati lumi ishëm, përmbyten dhjetra hektarë
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e dhjetra hektarëve tokë në rrethin e Krujës. Ky fenomen përmbytjesh është i përhershëm dhe fshati Murqinë është ai që pëson më shumë dëme.
Nga dalja e tij janë përmbytur dhjetëra ha të mbjella me kultura bujqësore. Konkretisht përmbytjet kanë ndodhur në fshatrat Murqinë, Mallkuc, Mazhe dhe shumë të tjerë. Po ashtu përmbytje ka dhe në fshatrat Dukagjin dhe Miliskaje. Gjithcka është pasojë e mos pastrimit të kanaleve kulluese prej më shumë se 20 vitesh.
Banorët e dëmtuar gjatë 20 viteve nuk janë dëmshpërblyer në asnjë rast të vetëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO