Moti me erë të fortë dhe rreshje shiu e dëbore ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa qarqe të vendit.

OSHEE ka njoftuar se po ndjek me vëmendje situatën në terren duke angazhuar rreth 1.500 punonjës që po punojnë për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Si pasojë e motit të keq, Linja 30-62 Kuç-Himarë është jashtë pune me tokë, duke lënë pa energji N/St Himarë, bën me dije OSHEE. Gjithashtu, problem kanë linja 30-44 Babicë-Smokthinë, N/St Smokthinë dhe N/St Kuç.

Zonat me probleme të furnizimit me energji elektrike, janë:
Rajoni Tiranë: Selitë, Valias (pjesërisht), Shupal (pjesërisht), Ibë (pjesërisht), Babru, zona pranë Shkollës “Emin Duraku”;
Rajoni Durrës: Radiostacioni, Metallaj/Karpen, Borizan;
Rajoni Shkodër: Rrethina Shkodër (pjesërisht), Bërdicë/Shkodër dhe pjesërisht zona e Arrës Miliska/Pukë;
Rajoni Burrel: Sllovë/Peshkopi;
Rajoni Berat: zona Terpan (pjesërisht), Krore/Çorovodë, Tomoricë (pjesërisht) dhe Potom (pjesërisht);
Rajoni Elbasan: Cerunjë/Gramsh, Tregan dhe Hotolisht;
Rajoni Korçë: Voskop/Korçë (pjesërisht);
Rajoni Gjirokastër: Finiq/Sarandë;
Rajoni Fier: Levan, pjesërisht Lagja “1 Maji” në Fier, Kallm/Fier;
Rajoni Vlorë: Zona e Ujit të Ftohtë, Lepenicë, Fushë - Brataj, Fitore, Rradhimë, Jonufër dhe Himarë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)