Reshjet masive/ Përmbytje edhe në Kosovë, nën ujë disa komuna e fshatra
Pamje nga pasojat e reshjeve në komunën e Malishevës
KOSOVË- Ditën e sotme edhe në Kosovë, moti i keq ka përmbytur shumë komuna dhe fshatra.
Situata paraqitet tepër kritike për shkak të reshjeve prona, shtëpi, dhe makina janë mbuluar tashmë nga uji i shiut i cili nuk ndal asnjë momënt gjatë ditës së sotme duke sjellë kështu problematika të shumta.
Vendet më problematike gjatë ditës së sotme ka qenë fshati Poklel dhe komuna e Komoranit në Drenas, aty ku edhe janë përmbytur disa shtëpi, Mirusha e Malishevës ku është vështirësuar dhe kalimi i njerëzve.
Në komunën e Malishevës është mbajtur edhe një mbledhje urgjente ku është diskutuar për reshjet atmosferike.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur një takim urgjent me Këshillin e Drejtorëve, ku është raportuar për gjendjen nga reshjet atmosferike në Komunën e Malishevës.
Nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, angazhim të shtuar dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve që ka komuna, për menaxhimin sa më të mirë të situatës, kjo është bërë me dije përmes një komunikimi nga komuna për mediat.
Si pasojë e reshjeve të pandalshme, janë bllokuar edhe Autostrada “Ibrahim Rugova”.
Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale.
Komuna e Drenasit si pasojë e reshjeve:
Komorani në komunën e Drenasit:
Autostrada “Ibrahim Rugova” e bllokuar:
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Moti i keq/ Rrebeshet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit 2 pavijone! Pacientët evakuohen gjatë natës (VIDEO)
21 Nëntor, 07:59