Efektivët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët kanë zbritur në terren, kanë bërë të mundur riparimin e pjesës dërrmuese të defekteve të shkaktuara nga reshjet.
/Shqiptarja.com
Nga të dhënat e fundit rezulton se deri në orën 19:00 kanë mbetur vetëm 16 fiderë pa energji në nivel kombëtar.
Sipas një njoftimi të OSHEE-së, bëhet fjalë për fiderë që furnizojnë zonat rurale, kryesisht ato të thella, ku linjat janë ajrore dhe nën presionin e reshjeve të vështira për t’u rregulluar.
“Aktualisht punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për eleminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë, të gjithë fiderët që furnizojnë me energji institucionet dhe objektet e rëndësisë së veçantë vazhdojnë të funksionojnë.
G.F. / Shqiptarja.com











