GJIROKASTER - Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë përfshirë mëngjesin e së mërkurrës, qarkun e Gjirokastrës, kanë shkaktuar probleme në segmentin rrugor Memaliaj-Krahës, duke sjellë edhe vështirësi në rrugën kombëtare Tepelenë – Mallakastër.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të ish–minierës së fosforit, një sasi e konsiderueshme dheu ka rrëshkitur duke bllokuar krahun e djathtë të aksit kombëtar Tepelenë–Mallakastër.
Shkarja e masivit të dheut, gati 500 metër kub, ka ardhur si pasojë e shirave të rëna gjatë 12 orëve të fundit. Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor si edhe ata të Ndërmarrjes së Rrugëve, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
Automjetet kanë qarkulluar deri në orët e drekës, me vështirësi, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë duhet të tregojnë mjaft kujdes ose të kufizojnë lëvizjen në këtë aks rrugor, shprehen burimet policore.
Redaksia Online
(p.n/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com