Reshjet, rritet prodhimi i energjisë
disa qytete probleme me furnizimin

Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaron se numri i fiderave pa energji elektrike është 26 në të gjithë vendin.
 
Grupet e OSHEE-së vazhdojnë riparimin e defekteve, kryesisht në zonën e fshatrave të Tiranës dhe Elbasanit ku ka një përkeqësim të motit me shi dhe ere të fortë.
 
Probleme me furnizimin me energji ka edhe në disa zona në Gjirokastër, Berat, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe në Burrel.
 
Përsa i përket HEC-eve, Ministria e Energjisë njofton se aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MWh.
 
Nga dita e nesërme, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MWh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GWh.
 
Deklarata e plotë

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)
Në orën 11:00 u zhvillua takimi i Sekretariatit Teknik dhe në orën 14:00 mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit ku u morën vendimet sa vijon: 1) Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht dhe njëkohësisht të kryhen shkarkime nga portat e këtij HEC-i përmes hapjes së tunelit T4, me synimin për të ulur nivelin në liqenin Fierzë; 2) Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuota të lejuara; 3) Shkarkimet totale në HEC Vau Dejës të kryhen jo më shumë se sa janë prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin.
 
Nga informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH-it dhe të dhëna e informacione që vihen në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë. Si rrjedhojë e kësaj por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit. Prurjet natyrale në Kaskadë për orën 14:00 rezulton të jenë rreth 2050 m3/sec nga 2900 m3/sec që ishin një ditë më parë. Shkarkimet totale nga HEC Vau Dejës vijojnë me të njëjtin ritëm të 72 orëve të fundit dhe janë në total jo më shumë se 1750 m3/sec, pra ndjeshëm nën volumin e prurjeve natyrale.
 
Aktualisht, prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MËh. Nga dita e nesërme e tutje, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MËh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GËh.
 
HIDROCENTRALI I FIERZES
Kuota                       292.81 m
Prurjet                1100 m3/sec
Prodhimi                   400 MË
Agr. në punë                        4
Shkarkime                0 m3/sec
 
HIDROCENTRALI I KOMANIT
Kuota                      169.66 m
Prurjet          800/412 m3/sec
Prodhimi                   360 MË
Agr. në punë                       3
Shkarkime          800 m3/sec         
 
HIDROCENTRALI VAU DEJES
Kuota                       72.91 m
Prurjet           1200/50 m3/sec
Prodhimi                   130 MË
Agr. në punë                       5
Shkarkime          1200 m3/sec
 
 
 
TË DHENAT NGA OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË (OSHEE)
 
Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve.
 
Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë  grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë:
 
Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.
 
Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë difekt. Numri i fiderave pa energji elektrike është 26.
 
Grupet e OSHEE-së vazhdojnë riparimin e difekteve, kryesisht në zonën e fshatrave të Tiranës dhe Elbasanit ku ka një përkeqësim të motit me shi dhe ere të fortë.
 
Aktualisht në rajonin e Tiranës defektet kanë të bëjnë me  rrëzime të shtyllave dhe këputje të kabllove. Ndërsa në rajonin e Elbasanit, përveç defekteve, janë stakuar rreth 10 fidera si masë sigurie. Në kushtet e terrenit të vështirë po ngrihen tre shtylla dhe linja ajrore për furnizimin e këtyre abonentëve
 
Zonat problematike me furnizimin me energji:
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Zall Bastar, Preze Shkallë, Shupal,  Rr. “Siri Kodra” si dhe një pjesë e fiderit Prezë,  Rr. “Bardhok Biba” përballë Ministrisë së Drejtësisë deri te N/St Qendër, Sauk, Mullet, Shëngjergj , Shupal, Kamëz pjesërisht.
Fidri 7/ Kashar, por riparohet kabina e fundit.
Fidri 8/Kashar ka mbetur një subjekt privat pa energji.
Fidri 242/Dinamo po punohet për riparimin e defektit.
Fidri 2/Ibë -Po punohet për ndrimin e transformatorit tëë djegur
Fidri E5 / Farkë  Po punohet nga grupet e OSHEE-se per ngritjen e shtyllave të rrëzuara. Theksojme se rrëzimi i urës e ka vështirësuar punën
 
Rajoni Elbasan:
Me date 09/11/2016  ora 09:40 ka ndodhur nje defekt ne linjen e fiderit Nr.4 me tension 10 kV te Nenstacionit Perparim ku lumi I rrembyeshem ka permbytur nje shtylle te tensionit te mesem 10 kV dhe e gjithe zona e Shezes e cila vazhdon pas kesaj linje me rreth 1500 Abonente Rural ka mbetur pa energji.Njekohesisht lumi kishte marre me vete dhe nje percjelles te linjes prandaj ishte e pamundur venia ne pune perseri e fiderit dhe e pamundur kapja e percjellesit.Vetem 4 kabina te ketij Fideri furnizohen aktualisht nga Fideri Nr.Po punohet per lidhjen e ketyre dy fiderave dhe aktualisht jane vendosur 7 shtyllat si dhe po punohet me shtrirjen e telit per linjen e Tensionit te mesem.
 
Rajoni Berat: Pjeserisht Tomorrice  /Skrapar si dhe zona e Otllakut/Berat
 
Rajoni Korce:  Velcan/Korce si dhe pjesrisht zonat Vithkuq Miras ,
 
Rajoni Gjirokaster:  Vasjar/Tepelene, Dropull/Gjirokaster.
 
Rajoni Shkoder:  Pjeserisht Hajmel/Shkoder, Arres-Miliska
 
Rajoni Burrel: Cerruje pjeserisht
 
Rajoni Vlore: Pjeserisht Dhermi, Pjeserisht Lepenice.
 
Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.
 
TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)
 
Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.
 


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A