TIRANE – Duke filluar nga pasditja e kësaj të shtune rihapet për të gjithë udhëtarët rruga Tiranë-Elbasan, e bllokuar prej 7 ditësh si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në fshatin Ibë. Gjatë një vizite në këtë fshat, ku u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet e dherave, ministri Transporteve Edmond Haxhinasto , tha se rruga do të hapet nga kjo pasdite, por qarkullimi do të jetë i kontrolluar, për të evituar çdo lloj problematike.
"Ne të gjithë koleget këtu kemi marrë vendimin që sot mbasdite të hapet trafiku në mënyrë të kontrolluar që do të thotë që do të thurizohet nëpërmjet drejtuesve përkatës të trafikut por kjo sigurisht siç e thashë kjo do jetë e kontrolluar duke vendosur herë njërin krah herë krahun tjetër të qarkullimit", tha Haxhinasto .
Gjithashtu ministri Haxhinasto tha se qeveria do të zhvillojë një studim për të evidentuar të gjitha dëmet për t’ju ardhur në ndihmë banorëve dhe për të siguruar që nuk do të ketë më rrëshqitje të dherave.
"Deri sot është parë, është studiuar zona e rrëshqitjes. Akoma pritet një vlerësim përfundimtar për përmasën e tij, gjë që do përcaktojë më pas edhe mënyrën e ndërhyrjes për ta përballuar atë që edhe për të dhënë gjithë garancinë e nevojshme që rrëshqita nuk do vazhdojë", u shpreh ministri.
Prej mëse 7 ditësh rruga Tiranë-Elbasan është bllokuar, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Ibë, si pasojë e punimeve nga firma greke “Actor”. Nga rrëshqitja e dherave u regjistruan dëme të konsiderueshme të banesave, ndërsa 30 familje janë evakuuar nga zona.

(Në foto: Situata ditën e sotme në Ibë)
Lejohet qarkullimi në Ibë, ja masat e policisë
Pas njoftimit të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto se do të lejohet qarkullimi në Ibë, për aksin Tiranë-Elbasan policia ka dhënë disa detaje. Në kilometrin e 11 në Ibë, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshkitjes së dherave, policia njofton se do lejohet qarkullimi vetën në një kah të levizjes.
Policia thekson se do lejohen vetem mjete e vogla dhe ato deri ne 3.5 ton. Nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë segmet rrugor autobuzët dhe kamoonët e rëndë.
"Në këtë segment do ketë patrulla të Policisë Rrugore të cilat do alternojnë lëvizjen e mjeteve dhe nuk do lejojnë qarkullimin e autobuzëve dhe kamionëve", theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Në rast të kushteve të pafavorshme të motit (reshje të vazhdueshme) do të bëhet nderprerja e menjëhershme e qarkullimit të mjeteve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO