Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste në datën 5 Mars, në orën 18.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të banorëve të Rrjollit që kundërshtojnë resortin që po ndërton biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj, por edhe të banorëve të tjerë në gjithë Shqipërinë, që pretendojnë se po u rrëmbehet prona.

Shehaj përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ka publikuar pamjet e trishta që vijnë sot nga Rrjolli, ku protestuesit sërish janë përplasur me Policinë, duke u dhunuar nga uniformat blu dhe duke u marrë forcërisht drejt Komisariatit.

“Po i rrahin me grushte, me të fortë. Po rrahin gra, pleq, fëmijë. Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t'u vjedhë pronën, nuk dorëzohen”, ka shkruar mes të tjerash Shehaj.

Kreu i Mundësia fton të dalin në protestë të gjithë qytetarët që janë duke vuajtur nga abuzimet me pronat e shqiptarëve, së bashku me banorët e Rrjollit, edhe ata të Durrësit që pretendojnë se po u grabiten pronat.

“Ju ftoj të gjithëve të enjten në datën 5 mars në orën 18.00 të protestojmë të gjithë bashkë para Kuvendit.

Me banorët e protestuesit e Rrjollit me ata të Durrësit dhe të gjithë të tjerët të na bashkohen të gjithë ata të cilëve u është marrë prona, po u merret prona.

Duhet të ngrejmë zërin, nuk duhet të dorëzohemi. Aq më tepër tani që po përdorin dhunën, po përdorin të fortët dhe Policia bën sehir”, thekson Shehaj.

Njoftimi i Agron Shehajt:

Po i rrahin me grushte, me të fortë.

Po rrahin gra, pleq, fëmijë.

Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t'u vjedhë pronën, nuk dorëzohen.

Ju ftoj të gjithëve të enjten në datën 5 mars në orën 18.00 të protestojmë të gjithë bashkë para Kuvendit.

Me banorët e protestuesit e Rrjollit me ata të Durrëist dhe të gjithë të tjerët të na bashkohen të gjithë ata të cilëve u është marrë prona, po u merret prona.

Duhet të ngrejmë zërin, nuk duhet të dorëzohemi.

Aq më tepër tani që po përdorin dhunën, po përdorin të fortët dhe Policia bën sehir.

Ju presim të enjten në datën 5 Mars përpara Kuvendit në orën 18.00.

Ju presim të protestojmë bashkë.