Prej tre muajsh, 60 familje në Baks-Rrjoll të Shkodrës vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit turistik “Blu Borgo” nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj.
Avokati Ndue Pjetra në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se Prokuroria e Shkodrës ka dalë me dy vendime për të kryer një akt ekspertimi.
Sipas avokatit kjo është e qëllimshme për të mos iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë çështje, prandaj për këtë arsye ai thotë se janë njoftuar institucionet ndërkombëtare.
“Prokuroria e Shkodrës ka bërë një gabim me qëllim. Ka dalë me dy vendime për të kryer një akt ekspertimi. Në 27 tetor të 2025-ës Prokuroria nxjerr një vendim, çuditërisht në muajin mars 2026 nxjerr një vendim tjetër me pyetje të tjera me zëvendësim të ekspertit dhe datën e vënë 7 tetor 2025 para se të dalë vendimi, çfarë do të thotë se nuk është gafë por me qëllim për t’iu mos përgjigjur pyetjeve. Pyetjet që ka bërë për herë të dytë Prokuroria janë pyetje në favor të falsifikatorëve.
Prandaj për këtë kemi kërkuar që të jenë të pranishëm ekspertë ndërkombëtarë. Qytetarët protestojnë kudo vetëm jo në kamtier, për këtë është njoftuar Starburgu, Këshilli i Europës dhe Banka Botërore. Nuk do të ketë ndërhyrje politike për këtë protestë”,thotë Pjetra.
Teksa shton se si çështja e Rrjollit, ka kudo në Shqipëri, Pjetra nënvizon gjithashtu se askush nuk mund të luajë me tokën e tjetrit
“Kjo çështje do të zgjasë se nuk është bërë akti i ekspertimit. Mendoj që toka i përket atij që ka. Nëse goditet Rrjolli është goditur e gjithë Shqipëria. E njëjta situatë paraqitet kudo. Populli po shikon nëse do ta shtypin apo jo Rrjollin, askush nuk mund të luajë me tokën e tjetrit”, përfundon ai.
Komente











