Respekti për gratë në dy foto
diferenca mes Obama e Trump

Respekti për gratë në dy foto<br />diferenca mes Obama e Trump
Ai ka marrë një dozë të madhe me kritika sepse ka ngacmuar një grua të martuar dhe një prostitutë, duke dëshmuar se nuk ka respekt për seksin femër. Por në të kaluarën ka shqiptuar dhe fraza që fyejnë gra të çdo lloj moshe, peshe e race duke mos u  kujdesur që të ishte politikisht korrekt.

Por gjithçka duket se po i kthehet si bumerang në këtë fushatë elektorale ku ai kandidon për President të SHBA-ve. Kjo fotografi dëshmon më së miri se Donald Trump nuk është një burrë shembull.

Një zëdhënës i marrëdhënieve me publikun, James Melville ka dashur të sjellë përmes një dy fotografish diferencën që ka njëri si President aktual i SHBA-ve dhe tjetri që aspiron këtë post kaq të rëndësishëm.

Ai e publikoi fotografinë në Twitter dhe reagimet ishin të mëdha, Fotografia u shpërnd anë kohë rekord dhe komentet ishin të shumta

Si është situata? Kemi një çadër dhe dy presidentë të shoqëruar me nga një zonjë secili. Një president me ngjyrë pranon të qullet në shi dhe të mos lejojë Zonjën e Parë ta zejë shiu, ndryshe nga Donald Trump, kandidat për President që lë jashtë Pam Bond dhe çadrën e ka rrëmbyer tërësisht për veten e tij.

 Obama është fotografuar në muajin prill të vitit 2013, kurse Trump në vitin 24 gusht të vitit 2016 në Florida.

foto obama trump
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin