‘Respektin ma ka mësuar mamaja ime’, Casemiro shpjegon raportin e vështirë me gjyqtarët! Braziliani: Tifozët e Realit gabuan me Bale

‘Respektin ma ka mësuar mamaja ime’, Casemiro shpjegon raportin e vështirë me gjyqtarët! Braziliani: Tifozët e Realit gabuan me Bale

Futbollisti i Real Madrid Casemiro pas përplasjes me një gjyqtar

Casemiro është nga futbollistët që nuk bie shumë në sy për vlerat që ka në fushë, por braziliani është padiskutim thelbësor për Real Madridin. Si i tillë mesfushori foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsea-n ku preku disa tema, ndër ta edhe raportet me gjyqtarët, të cilët e ndëshkojnë shpesh me kartona për shkak të lojës agresive.

“Unë kam respekt të veçantë për gjyqtarët dhe për kundërshtarin, ndonëse ndonjëherë e teproj. Gjithkush mundohet të mbrojë të drejtën e vet, por gjithnjë duke u treguar i respektuar, vlera të cilat m’i ka mësuar mamaja ime.

Ne si lojtarë gabojmë në pasime, gjyqtarët gabojnë në vendime, por rëndësi ka të punojmë për t’u përmirësuar. Ajo çfarë ndodh në fushë duhet të mbetet aty. E cilësoj si budallallëk të ndëshkohesh për protesta siç më ndodh mua, por ndonjëherë është e vështirë të vetëpërmbahem,”- ka thënë Casemiro.

Në konferencën për shtyp Casemiro ka folur për objektivat e Realit, duke mos i ndarë La Ligën dhe Champions-in.

“Kur flitet për Realin e Madridit, trofetë nuk bëjnë dallim, flitet për të gjithë. Nëse në fillimin e sezonit do të na kishin thënë se në prill do të ndodheshim në këto pozita, do ta kishim firmosur symbyllur.

Por tani që jemi këtu gjithçka është më interesante dhe do të bëjmë gjithçka për t’i fituar të dy trofetë,”- ka thënë braziliani.

Mesfushori i Realit në fund i ka dalë hapur në mbrojtje Garet Bejlit i fërshëllyer nga tifozët e Madridit në fundjavë kundër Getafes.

“Kur fërshëllehet një lojtar i skuadrës, fërshëllehemi të gjithë. Në futboll secili ka mendimin e tij, opinionin e vet, por nëse më fërshëllejnë një nga shokët e skuadrës, nuk jam aspak dakord. Fërshëllimat ndaj Bejlit nuk më kanë pëlqyer aspak. Ai është pjesë e historisë së Realit,”- ka thënë Casemiro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?