Të shumta kanë qënë reagimet negative pas fotove të publikuara nga kryeministri për restaurimin e Hamamit të Krujës. Dje kryeministri Rama ka shkruar në statusin e prezantimit "Hamami i Krujës trashëgimi e shekullit 15 si e lanë barbarët e 23 qershori 2013 dhe si u kthye në identitet në 18 muaj"
Ndjekësit në rrjetet sociale kanë patur mjaft komente kritike. "Trashëgimia e shekullit të 15 pas restaurimit sipas komentuesve nuk ka asnjë lidhje me atë që ka qënë e që në fakt duhej të ruhej sic ishte"-shkruan një komentues.
Ndërkohë Rama përgjigjet me një tjetër status “Për gjithë ata që thonë se Hamami është “shkatërruar” duke u kthyer në një vepër modern
Ja statusi i plotë i kryeministrit ne Facebook
Nje sqarim për gjithë "kompetentet" që kanë dërguar komentet e tyre kritike: Hamami i Krujes është restauruar nga një skuadër ekspertësh ndërkombëtare italiane, suedeze e boshnjakë, në bazë të projektit të bërë nga organizata prestigjioze Cultural Heritage Without Borders, me kërkesë të Ministrisë sonë të Kulturës e me mbeshtetje të qeverisë suedeze. Faktikisht është pastruar nje gropë plehrash e mbuluar si varrezë dhe është punuar gur me gur, duke nxjerre strukturën origjinale dhe kryer restaurimin me të njejtën teknologji e të njëjtat materiale të përdorura gjatë periudhës otomane.
Qellimi i eskpertizes ka qënë ta ktheje hamamin në formën e tij origjinale dhe funksionale, siç veprohet rendom ne rastin e kësaj tipologjie monumentesh kur funksionalizimi i tyre është i mundur. Prandaj le të shërbejë ky rast edhe për zgjerimin e dijeve mbi trajtimin specifik te monumenteve të kulturës në raste të kësaj natyre. Asgjë për t'u dëshpëruar të dashur "kompetente", shijojeni ndryshimin në drejtimin e duhur.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com