Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave! Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve
Prezantimi i draftprojektit te restaurimit ne Muzeun Historik
Në kuadër të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, programi "Eu for Culture" , i zbatuar nga UNOPS, përmban edhe rivitalizimin e Muzeut Historik Kombëtar. Në projekt dizajnin që merr deri një vit kohë, Bashkimi Evropian do të financojë një rikonceptim të hapësirave të Muzeut dhe forcim të strukturave ekzistuese, pa zgjerim hapësirash të brendshme në ndërtesë, por më shumë hapësirë ekspozuese për sektorë të tjerë.
Koncepti që propozohet përfshin idenë e të rrëfyerit historinë përmes objekteve, edhe sa i përket Etnografisë, Arkeologjisë apo Letërsisë vendase. Në riorganizimin e hapësirave po planifikohet edhe laboratori i restaurimit, bërja funksionale dhe e vizitueshme e katit nëntokësor (pjesë dhe Arkiva), por edhe rimodelimi i hapësirave të jashtme, për zona pushimi dhe ekspozita në atriumin e Muzeut. Puna e restaurimit siç ka shpjeguar Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mund të shkojë deri në dy vjet.
Në prezantimin e draftprojektit në Muzeun Historik, morën pjesë krahas Margaritit, arkitekti Jesus Hernandez, drejtuesja e UNOPS Albania Pamela Lama, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci, ekspertë të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues të Akademisë . Siç bëhet e ditur, ky ishte prezantimi i parë i një sërë konsultimesh që do të përfshijë të gjitha grupet e interesit.
Marrëveshjen “EU4CULTURE” ka dedikuar 40 milionë euro në rigjallërimin e qendrave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Programi përfshinëe objekte si Muzeu Arkeologjik dhe Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, qendra të rëndësishme si Amfiteatri i Durrësit, si dhe kështjella e monumente fetare.
A.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
56.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1175
Lajme të tjera
-
Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave
31 Janar, 22:48
-
Dorëzohet në Parlamentin Evropian draft-raporti për Kosovën: Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
31 Janar, 16:11
-
Kurti tha se nuk do ketë kushte për negociata, reagon BE: Asociacioni dhe marrëveshjet e tjera të zbatohen pa vonesa e pa kushte
31 Janar, 12:56
-
Sulm me thikë nga një ekstremist pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
30 Janar, 22:43
-
A do rriten çmimet globale të karburantit nga ndalimi i Evropës për naftën ruse?
30 Janar, 21:16
-
Këshilltari i DASH: Koha për themelimin e asociacionit, të gatshëm të mbështesim Kosovën
30 Janar, 08:57
-
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, BE: Dënojmë sulmin, të bëhet hetim! Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt: Autorët të dalin para drejtësisë
27 Janar, 16:12
-
Këshilli për Integrimin Europian, Opozita: Reforma zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për 14 majin! SPAK të emërojë një prokuror të posaçëm
27 Janar, 13:44
-
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën
27 Janar, 11:42
-
Kosovë/ Albin Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses
26 Janar, 13:04
-
BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
25 Janar, 09:44
-
Frrok Çupi: Amerikën po e fusnin në kurth këtu në Tiranë
25 Janar, 09:12