Restaurohet monumenti Pavarësisë 
  Veliaj: Përgjigje ndaj vandalizmit
FOTOLAJM/ Si ishte dhe si është sot

Restaurohet monumenti Pavarësisë <br />  Veliaj: Përgjigje ndaj vandalizmit<br />FOTOLAJM/ Si ishte dhe si është sot
Monumenti i Pavarësisë i cili ishte kthyer në një objekt vandalizmi është rehabilituar. Kjo është arritur nga Bashkia e Tiranës e cila e ka restauruar në kuadër të Pavarësisë së Tiranës.

Në kuadër të kwsaj dite është restauruar monumenti i Pavarësisë, gjëndja e të cilit ishte rënduar së tepërmi prej kohësh. Gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar nga bashkiae Tiranës, Veliaj tha se ka vlerësuar kontributin e dhënë nga patriotët e asaj kohe, ndëkrohë që restaurimin e monumentit të Pavarësisë ai e ka konsideruar si një rikthim të dinjitetit të munguar.

Dua t’i falenderoj pasardhësit e familjeve të firmëtarëve të Pavarësisë, të cilët ngritën flamurin në Tiranë. Ky angazhim i Bashkisë së Tiranës është mënyra se si ne i japim një përgjigje qytetare vandalizmit” tha Veliaj.

Në Ditën e Pavarësisë së Tiranës, kryeqyteti mori si dhuratë restaurimin e Monumentit të Pavarësisë, i cili tre muaj më parë u mor në përkujdesje nga bashkia për shkak të vandalizimeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarët e firmëtarëve të Deklaratës së shpalljes të Pavarësisë të kryeqytetit, vizitoi sot monumentin restauruar, si dhe i uroi Pavarësinë të gjithë qytetarët e Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjitha monumenteve dhe lapidarëve në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, si dhe do të organizojë disa aktivitete në kuadër të festave kombëtare të nëntorit. 

Veliaj paralajmëroi edhe mbajtjen e ditës pa makina, me datën 29 Nëntor, ku sipas tij është kërkuar nga shumë qytetarë, që një herë në muaj të ketë një ditë pa makina. Sipas tij, i gjithë bulevardi, Unaza e Vogël, do të jetë e mbushur me aktivitete, ndërkohë që po në këtë datë do të vijohet me Natën e Bardhë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë