Restaurohet origjinali 1600-vjeçar 
i Kodikut të Purpurt të Rossanos

Restaurohet origjinali 1600-vjeçar <br />i Kodikut të Purpurt të Rossanos
Pas një projekti të gjatë restaurimi, libri më i vjetër ilustruar në botë, do t’i kthehet qytetit kalabrez të Rossanos - ku u zbulua rastësisht 240 vjet më parë.
Libri 1600-vjeçar konsiderohet si një dorëshkrim origjinal Biblik dhe në vitin 2015 hyri në regjistrin e kujtesës botërore të trashëgimisë në UNESCO.

‘Ngjyrat në faqet e purpurta tani do të shkëlqejë më shumë: Ka përfunduar restaurimi i Kodikut të Purpurt të Rossanos që konsiderohet si një si një nga librat më të vjetër ilustruar në botë. Bëhet fjalë për një nga Ungjijtë ndriçuar në pergamenë të artë që daton në shekullin e gjashtë”, -shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa Anna Russo, zëdhënësja e dioqezës së Rossanos ka deklaruar se “Libri është i vetmi i këtij lloji në botë dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme historike, artistike dhe fetare", 

Kjo vepër kishtare që përmban të gjithë Ungjillin e Mateut dhe pjesën më të madhe të Ungjillit të Markut. I njohur si Codex Purpureus Rossanensis, libri 1600-vjeçar tregon jetën e Jezusit sipas Mateut dhe Markut.

Pas tre vitesh hetimesh dhe analiza në laboratorët e Institutit Qendror Roman për restaurimin dhe konservimin e trashëgimisë arkivore u konfirmua vlera e pallogaritshme dhe prejardhja lindore e kodikut

Teksti i këtij libri i shkruar me shkronja greke ari dhe argjendi e me pergamenë me ngjyra përmban kapituj mahnitës të episodeve biblike të ilustruara në stilin bizantin.

Tashmë në sallat e Muzeut Dioqezan të Kalabrisë Kodiku do të  mbahet në një vitrinë të sigurt e do te kontrollohet me kujdes për të ndaluar degradimin deh copëtimin e fletëve delikate..

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)​
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar