Restaurohet sahati në qendër të 
Tiranës, ja cili është imazhi i ri

Sahati në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, ka përfunduar së restauruari. Siç shihet edhe në këto foto, ekspertët e kanë rikonstruktuar këtë sahat, që është një objekt që i përket shumë viteve më parë dhe që ka nxjerrë në pah imazhin e tij të ri. Ndryshe nga sa ka qenë, siç shihet edhe në foto, sahatit i janë hequr gurët dhe i janë vendosur pjesë plastike.

sahati

Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840. Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948.

sahati

Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë ngaVenecia e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.

sahati

Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.

sahati
 
Përveç rikonstruksionit të këtij objekti, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në rrjetin e tij social “Facebook” ka lançuar një tjetër lajm, atë të çeljes së një tjetër sipërfaqe të gjelbëruar, që ndodhet mes godinës së Partisë Socialiste dhe Katedrales Ortodokse që do të hapet sot.

parku i ri

sahati


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Hamas liron 7 pengje, Izraeli në këmbim dorëzon 110 palestinezë

Hamas liron 7 pengje, Izraeli në këmbim dorëzon 110 palestinezë