Resurset turistike e historike 
Veliaj: Bunk’Art, mundësi e mirë

Resurset turistike e historike <br />Veliaj: Bunk’Art, mundësi e mirë
Tirana ofron një gamë mjaft të gjerë pasurish kulturore, historike, gjeografike, por edhe produktesh tradicionale ushqimore, të cilat do të përbëjnë boshtin për zhvillimin e turizimit në zonat përreth kryeqytetit.

Gjatë konferencës për agroturizmin në rajon kreu i Bashkisë Erion Veliaj foli për rreth 100 liqene në një rreze shumë të vogël, për 13 kështjella të lashta, për produktet bio që duhet të mbajnë markën e kryeqytetit, por edhe për një trashëgimi historike unike për Evropën, siç është Bunk’art, i cili vetëm në ditën e parë të hapjes u vizitua nga rreth 5 autobusë me turistë.

Me pak kreativitet, secili prej nesh mund ta zgjerojë alternativën turistike të fundjavës, nga thjeshtë një vajtje për drekë ose për darkë diku, në një eksplorim të zonave që ndoshta më përpara ka qenë e pamundur edhe prej këtyre segmentimeve territoriale që kemi pasur. T’iu jap një shembull konkret, dje në Tiranë hapëm në mënyrë permanente ndoshta të vetmin bunker nuklear të luftës së ftohtë që ka mbetur i –paprekur nga periudha e sigurimit. Kam qenë i habitur që vetëm dje kemi pasur 4-5 autobusë që me turistë për të vizituar një nga kuriozitetet të botës ku jetojmë sot” tha ai. 

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin