Sulmet e 11 shtatorit në Uashington dhe Nju-Jork kushtuan 400 mijë deri në 500 mijë dollarë.
Kjo shumë përfshinte stërvitjen e pilotit për të marrë peng avionin dhe mbulimin e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe.
Nga një përllogaritjen e agjencisë amerikane të lajmeve “Reuters”, del se sulmi në Paris ka kushtuar se 2% e kësaj.
Terroristët që vranë 130 persona në Paris, mund të kenë shpenzuar më pak se 7 mijë euro për të vënë në zbatim planin e tyre të çmendur.
Ndërkohë, Franca dhe Belgjika kanë bërë të ditur se do të shpenzojnë 1 miliard euro për forcimin e masave të sigurisë.
Në kontrast, sulmet kërkojnë pak më shumë se një kallashnikov dhe municion, rrip i bërë vetë për të hedhur veten në erë, makina dhe apartamente me qira.
Pjesa më e sofistikuar e sulmit ishte bërja e brezit shpërthyes, e cila mund të ketë kërkuar vetëm disa materiale të lira dhe një mjeshtër me eksperiencë për krijimin e bombave, që mund të ketë qenë një prej terroristëve.
Arrestohet në Turqi një pjesëmarrës i sulmit
Një shtetas belg, me origjinë marokene, i dyshuar se është i lidhur me xhihadistët që vranë 130 persona në Paris javën e kaluar, u arrestua në jug të Turqisë, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve “Dogan”.
“Ahmed Dahmani, 26 vjeç, akuzohet se ka marrë pjesë në operacione informuese për të zgjedhur vendet e atentateve”, thekson agjencia turke.
“Ai u arrestua pranë stacionit bregdetar të Antalias, në shoqërinë e dy Sirianëve që do e ndihmonin të kalonte kufirin me Sirinë”, sipas kësaj agjencie.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com