Agjencia e lajmeve Reuters komentoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke thënë se kreu i PDK, Hashim Thaçi mund të bëjë koalicion me partitë e vogla duke përfshirë këtu edhe serbët etnikë.

“Thaçi me shumë mundësi do të formojë një koalicion qeverisës me partitë e vogla dhe serbët etnikë për të siguruar edhe një mandat 4-vjeçar në pushtet. Por, mbështetja e tij mbi partitë e tjera mund ta pengojë atë për të qeverisur në mënyrë efektive”, shkruan Reuters në artikullin e saj.

Reuters komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët në votimet e parakohshme parlamentare, shifër që llogaritet në rreth 43.17%. Shkak i pjesëmarrjes së ulët në votime, shkruan Reuters, ka qenë varfëria dhe korrupsioni në vend. 


(v.gj/shqiptarja.com)