Një pamje mahnitëse nga plazhi i Dhërmiut është caktuar si foto e ditës nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

 “Një foto ajrore e një person që ecën pranë shezloneve në një nga plazhet joniane të Dhërmiut”-kështu shkruan në përshkrimin fotos agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ripublikuar foton në rrjetet sociale, ku shihen pamjet magjepsëse të bregdetit shqiptar.

'Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters.'- shkruan kreu i qeverisë.

Postimi i Ramës në Instagram