Turistët vazhdojnë të rezervojnë fluturime pavarësisht inflacionit. Megjithatë, destinacionet ku ata drejtohen mund të jenë të ndryshme, shkruan Elizabeth Casolo në një artikull të botuar në revistën amerikane “Skift”.
Kur planifikoni pushime verore në Evropë, destinacionet që ju vijnë në mendje janë Italia dhe Greqia.
Por, turistët po shkojnë drejt vendeve të tjera që ofrojnë lehtësira të ngjashme me çmime më të ulëta.
Raporti për “Tendencat e Udhëtimeve 2024”, i publikuar nga “Mastercard”, tregoi një rritje të trafikut ajror dhe qëndrime më të gjata në disa destinacione më të lira, duke përfshirë Shqipërinë.
“Njerëzit po mendojnë se si mund të vazhdojnë udhëtimet dhe t’i shijojnë këto përvoja brenda buxhetit të tyre”, tha kryeekonomistja e “Mastercard”, Michelle Meyer.
Shqipëria është një destinacion miqësor me buxhetin.
Vendi mesdhetar ka regjistruar një rritje prej 141% të trafikut ditor të fluturimeve që nga viti 2019.
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, po dëshmon një rritje të rezervimeve të fluturimeve krahasuar me nivelet e para pandemisë.
Sipas raportit të “Mastercard” Shqipëria është një nga destinacionet verore në trend të këtij viti.
“Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit. Rritja e numrit të fluturimeve është gjithashtu një përpjekje për të mbështetur një rritje më të madhe ekonomike”, tha Meyer për popullaritetin e Shqipërisë. ATSH
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Alpinistët shqiptarë eksplorojnë ‘Parkun Kombëtar të Alpeve’! PAMJET mbresëlënëse të Thethit mbuluar me dëborë (VIDEO)
12 Mars, 08:33
-
Nisin rezervimet për sezonin veror në Vlorë, kryesojnë të huajt! Shqiptarët interes për Spanjën e Portugalinë
9 Mars, 13:18
-
Rruga e re Shëngjin–Velipojë drejt përfundimit! PAMJET ME DRON
9 Mars, 08:23
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Panairi i Turizmit/ Shqipëria, një yll i ri në Berlin! Ka të njëjtat avantazhe si fqinjët veriorë në Adriatik
7 Mars, 12:49
-
Shqipëria turistike, Zana Çela për Report TV: Panairi i Berlinit zgjedhja e duhur, 50 biznese firmosën marrëveshje për 3 vitet e ardhshme
6 Mars, 15:02
-
Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik
6 Mars, 08:37
-
Zgjedhjet/ Rama: 11 maji do jetë i bekuar, do marrë shumë llafe me vete! Shqipëria sukses në turizëm falë qeverisë time, gjithë këto vite pastruam llumin që lanë ata para nesh
5 Mars, 10:17
-
Shqipëria destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për 2024! Lë pas Arabinë Saudite, ja renditja e Organizatës Botërore të Turizmit
5 Mars, 08:01
-
Fjala e PLOTË/ Rama në Panairin e Turizmit në Berlin: Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri
3 Mars, 20:54