Revista italiane ‘Dove’ në një artikull të saj ka sugjeruar rajonin e Ballkanit për t’u vizituar gjatë stinës së vjeshtës.
Pjesë e listës me 20 vende janë edhe dy qytetet shqiptare, ato të Gjirokastrës dhe të Beratit.
Sipas ‘Dove’ dy qytetet janë tejet të veçantë përsa i përket arkitekturës dhe kulturave të miksuara.
Berat, Shqipëri
Quhet qyteti i ‘një mbi një’ dritareve. Berati është një nga destinacionet më të këndshme në Ballkan. Duhen vizituar dy zonat historike, ato të Goricës, e cila ka traditën e krishterë, dhe ajo e Mangalem, e cila ka traditën muslimane. Nuk duhet lënë pa vizituar edhe kështjella ku ndodhen kishat bizantine dhe mbetjet e xhamive të lashta.Gjirokastër, Shqipëri
Qyteti muze i Shqipërisë është një perlë e vërtetë e fshehur në jug të vendit vetëm disa kilometra larg kufirit grek. Atdheu i dy burrave më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave, diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Gjirokastra është një destinacion i domosdoshëm falë arkitekturës së stilit osman, çarshisë së vjetër të rinovuar kohët e fundit dhe kështjellës me pamje të mahnitshme dhe maleve përreth.Dove
Dy qytetet shqiptare mbajnë vendin e 13-të dhe 14-të, ndërsa vendin e parë e zë qyteti i Bledit në Slovenia, i ndjekur nga Pirano dhe Lubiana po në Sloveni.