Revista “Atlantic” në krah të Clinton,
Trump ksenofob e injorant

Revista “Atlantic” në krah të Clinton,<br />Trump ksenofob e injorant
Revista  “ The Atlantic”  mbështet kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton.  Në 159 vite të historisë së saj,  revista prestigjioze  e ka shfaqur hapur përkrahjen e saj vetëm në dy raste, në vitin 1860 me Abraham Lincoln dhe dhe 1964 Lyndon Johnson. 

Në editorialin ku mbështetet ish sekretarja amerikane  sulmohet edhe rivali i saj Trump, i cili konsiderohet  si kandidati më i papërshtatshëm i një partie të madhe  e më tej cilësohet ksenofob, injorant, gënjështar e seksist.

Ndërkohë Barack Obama  së bashku me paraardhësin e tij Bush gjatë një video kanë ftuar qytetarët amerikanë të votojnë në 8 nëntor. “ E ardhmja jonë varet nga vota juaj”, thotë Bush.  Ndërsa Obama citon musical Hamilton duke thënë se nëse inspiroheni nga Hamilton e nëse frymëzoheni nga themeluesit e shtetit  duhet ta dini se sistemi qeverisës funksionon nëse merrni pjesë.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!