Revista e njohur “Lonley Planet” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë ku ka propozuar 9 destinacione për t’u vizituar në vendin tonë.

Thethi, Korça, Gjirokastra, Dhërmiu, Përmeti, Shkodra, Lini, Saranda dhe Porto Palermo janë nëntë destinacionet e propozuara si perlat e turizmit shqiptar.

Artikullin e ka postuar në facebook, kryeministri Edi Rama i cili e quan një super promovim të vendit në prag të vitit 2024.

“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve "Lonely Planet" propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës

"Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni  gati për t'u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë", është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”- shkruan Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?