Revista New York Times detyroi shkrimtaren e stafit, e vlerësuar me çmime Jazmine Hughes, të jepte dorëheqjen pasi ajo nënshkroi një letër në mbështetje të Palestinës, të cilën media e quajti shkelje të "politikave editoriale".
Hughes dha dorëheqjen nga revista të premten pasi nënshkroi një letër ku shprehte mbështetje për palestinezët dhe protestonte kundër rrethimit të Gazës nga Izraeli.
Dorëheqja e Hughes u njoftua nga Jake Silverstein, redaktori i The New York Times Magazine, në një email drejtuar anëtarëve të stafit të premten në mbrëmje, raporton media turke Anadolu.
“Teksa respektoj se ajo ka bindje të forta, kjo ishte një shkelje e qartë e politikës së The Times për protestën publike. Kjo politikë, të cilën unë e mbështes plotësisht, është një pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë për pavarësinë”, tha Silverstein
Peticioni i nënshkruar nga Hughes për luftën Izrael-Hamas u publikua në internet javën e kaluar nga një grup i quajtur Shkrimtarët kundër Luftës në Gaza.
Të premten, një shkrimtar kontribues në revistë, i cili gjithashtu kishte nënshkruar letrën, Jamie Lauren Keiles, tha se nuk do të kontribuonte më në botim. Ai tha në platformën e mediave sociale X se është “një vendim personal se çfarë lloj pune dua të jem në gjendje të bëj”.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.7%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi për armëpushim, Hamasi thotë se është në pritje të përgjigjes nga Izraeli
7 Korrik, 15:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Vazhdojnë sulmet izraelite në Khan Yunis, 8 të vdekur
2 Korrik, 11:38
-
Izraeli i urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis
1 Korrik, 21:55
-
Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia
26 Qershor, 08:14
-
Lufta Izrael - Hamas/ Media: Pesë të vdekur në bastisjen në kampin e refugjatëve
25 Qershor, 08:23
-
Lufta në Gaza/ Media: Hezbollahu po merr armë nga Irani nëpërmjet aeroportit të Bejrutit! Izraeli intensifikon bombardimet dhe sulmet ajrore në Rafah
23 Qershor, 08:18
-
Armenia njeh shtetin e Palestinës, mbështet armëpushimin e menjëhershëm në Gaza
21 Qershor, 13:53
-
Sllovenia njeh shtetin palestinez
5 Qershor, 09:00
-
Parlamenti danez hedh poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez
28 Maj, 16:06
-
Norvegjia i dorëzon letrat për njohje diplomatike kryeministrit palestinez
26 Maj, 22:26
-
Wafa: Dhjetë të vdekur në sulmin e Izraelit në veri të Gazës, mes viktimave edhe fëmijë
25 Maj, 14:53
-
Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët
25 Maj, 12:39