Revista prestigjioze 'Forbes' rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit: Biodiversitet i pasur dhe fshatra idilike

Revista prestigjioze 'Forbes' rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit: Biodiversitet i pasur dhe fshatra idilike

Lugina e Valbonës

Bukuritë e Valbonës janë pa diskutim mahnitëse, bukuri që i kanë 'tërhequr' vëmendjen edhe revistës prestigjioze amerikane 'Forbes' që e kanë renditur mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar. Sipas 'Forbes', Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor.

"Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t'u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi", shkruan 'Forbes'.

Po ashtu në listë renditet edhe Parku Kombëtar Una në Bosnje, i njohur për veçoritë e tij ujore, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?