Revista Prestigjioze Times shkruan për Kürüm, si lider në prodhimin e hekurit, çelikut dhe energjisë!

Revista Prestigjioze Times shkruan për Kürüm, si lider në prodhimin e hekurit, çelikut dhe energjisë!

Shkrimi në revistën TIME

Kürüm International, kompaninë turke të vendosur në Shqipëri e të specializuar në prodhimin e hekurit dhe çelikut; mund ta cilësojmë pa frikë një lider global në sektorin e hekurit, çelikut dhe energjisë. Kompania ofron prej vitesh zgjidhje për klientët në mbarë botën, duke mos humbur asnjëherë fokusin nga qëndrueshmëria ndaj mjedisit.

Kjo qasje inovative në treg, me synimin për të përmirësuar efikasitetin e produkteve dhe shërbimeve, por pa dëmtuar mjedisin – është evidentuar edhe nga Revista “Time”. Prestigjiozja britanike, në një artikull dedikuar Kürüm dhe Kryetarit të saj të Bordit, Haşmet Bedii Kürüm, shpjegon më së miri gjithë mendësinë dhe punën që fshihet pas suksesit të kompanisë!

Një vlerësim i tillë nga media të rëndësishme ndërkombëtare pasqyron më së miri investimet e kompanisë në burime të rinovueshme të energjisë dhe teknologji të avancuara që reduktojnë emetimet dhe mbetjet. Angazhimi i Kürüm ndaj mbrojtjes së mjedisit nuk është vetëm një fasadë joshëse për klientët, por një vendim strategjik që i lejon kompanisë t’u shërbejë më mirë dhe me më siguri atyre!

Kürüm sot ka disa prej certifikimeve më të rëndësishme ISO, që lidhen kryesisht me sigurinë dhe shëndetin në punë, menaxhimin, apo praktikat që mbrojnë mjedisin. Organizata është në përputhje edhe me standarde të rëndësishme nga vende si Italia, Gjermania dhe SHBA.

Një model “i hekurt” biznesi!

“Përballë pengesave që kanë shkaktuar krizat e fundit financiare, pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, modeli i biznesit të Kürüm ka qenë po aq i qëndrueshëm sa çeliku që prodhon kompania”, shkruan Time.

Eksperienca prej dekadash e Kürüm ka bërë që kompania të mos trembet përballë vështirësive, madje të guxojë të jetë optimiste. Time cilëson tre arsye kyçe për këtë optimizëm, mëse të justifikueshëm:

1.            Cilësia

Cilësia e shufrave të çelikut dhe hekurit (dhe çdo produkti e shërbimi tjetër midis) plotëson të gjitha standardet e kërkuara të BE-së, si dhe kriteret kombëtare të përcaktuara nga klientët e saj gjermanë, italianë, kroatë dhe serbë. Angazhimi i kompanisë ndaj cilësisë është po aq i dukshëm kur bëhet fjalë edhe për shërbimin daj klientit.

Kürüm është gjithnjë aty për të mbështetur klientët, prandaj bashkëpunimi me ta bëhet më i lehtë sesa të importosh çelik nga jashtë rajonit.

2.            Teknologjia

 Një faktor tjetër që funksionon në favor të kompanisë është politika e saj e vazhdueshme për shfrytëzimin e teknologjive të reja për të rritur produktivitetin.

Hasmet Bedii Kürüm, kryetar i Kürüm Group thotë se “prodhimi i çelikut është një treg shumë konkurrues”.

 "Është thelbësore të vazhdosh me zhvillimet në teknologji dhe t'i adoptosh ato sa herë që është e rëndësishme, veçanërisht kur mund të ndihmojnë në uljen e kostove dhe rritjen e përfitimit, duke përshpejtuar prodhimin dhe reduktimin e mbetjeve”, shton ai.

3.            Qasja miqësore ndaj mjedisit

Një faktor i tretë që kontribuon si në qëndrueshmërinë ashtu edhe në perspektivat afatgjata të Kürüm është mbrojtja e kauzave të rëndësishme globale.

Që në vitin 2011, kompania instaloi një fabrikë të përpunimit të skrapit në Elbasan dedikuar pastrimit të mbetjeve jometalike, me qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe rritjen e efikasitetit.

Tetë vite më vonë ajo filloi një program investimi që ka përmirësuar fabrikat e kompanisë si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri dhe ka rinovuar proceset e tyre të prodhimit të hekurit dhe sistemet e kapjes së pluhurit në përputhje me standardet europiane të punës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kürüm gjithashtu ka kaluar sistematikisht në burime të rinovueshme të energjisë për të furnizuar me energji objektin e tij në Elbasan. Për këtë qëllim ka blerë dhe më pas ka përmirësuar katër hidrocentrale, që më parë ishin në pronësi të qeverisë. Tani, në axhendën e Kürüm është shtimi i energjisë diellore si burim energjie.

Ka filluar instalimi i paneleve diellore në Shqipëri dhe hapi i radhës është marrja e licensave përkatëse të qeverisë, për të filluar prodhimin e energjisë diellore në të ardhmen e afërt.

Kryetari i Kürüm Group, me të drejtë, e quan këtë “fillimin e ri të një epoke të artë për Ballkanin”.

Si një kompani lider në sektorët e hekurit, çelikut dhe energjisë, Kürüm beson se ka përgjegjësinë për ta udhëhequr industrinë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Shkrimi i Time është vetëm një një pohim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe vlerave të kompanisë dhe një dëshmi e suksesit dhe vizionit të saj për të ardhmen.

Pak më shumë për Kürüm

Kürüm International është themeluar në 1998 dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve, energjisë elektrike, gazeve industrialë dhe gëlqeres. Kompania vazhdon në Shqipëri aktivitetin e grupit Kürüm, i krijuar në Turqi në vitin 1975.

Kürüm është kompleksi i vetëm i hekurit në vend dhe një nga kompanitë më të mëdha të sektorit privat. Pas më shumë se dy dekadash në Shqipëri, kompania mbulon rreth 85% të tregut të brendshëm. Produktet e saj të hekurit eksportohen gjithashtu në të gjithë rajonin.

Kürüm nisi  rrugëtimin e saj me një mision të qartë dhe po e vazhdon atë sepse beson në një të ardhme më të mirë dhe në një zhvillim të qëndrueshëm, duke kërkuar të përmirësohet vazhdimisht.

Të gjitha këto e diferencojnë tashmë në treg, në nivel ndërkombëtar!

Shkrimi në TIME

 

Kopertina e TIME

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari