Revista 'Vinix': Pesë arsye pse duhet të vizitoni Tiranën (FOTO)

Revista 'Vinix': Pesë arsye pse duhet të vizitoni Tiranën (FOTO)

Shesh 'Skënderbej'

Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe Tirana po zënë faqet e gazetave dhe të revistave më të njohura në fushën e turizimi. Revista “Vinix”,  i ka dedikuar një reportazh të gjerë transformimit total të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Në këtë artikull theksohet fakti që Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas, duke filluar nga Tirana. “Vinix” shkruan se projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë dhe se sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja, shpesh të kryera nga artistë të njohur, dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.

Sheshi Skënderbej dhe Muzeu Historik kombëtar

Reportazhi i plotë: 
Prej disa vitesh, gjatë verës rrjetet sociale të miqve dhe të njohurve ofrojnë fotografi me plazhe të bukura dhe det të kulluar, duke eksploruar destinacione pushimi të papritura: Sarandë, Gjipe dhe Vlorë, shkruan website italian “Vinix”.

Ato janë vendbanime në bregdetin shqiptar, një destinacion turistik që gjithnjë e më shumë vlerësohet për mungesën e mbipopullimit dhe për çmime shumë të volitshme, duke filluar nga ato të fluturimeve ajrore për të arritur – në një orë e gjysmë nga Roma – kryeqytetin, Tiranën.

Shqipëria ka pak më shumë se 20 vjet që ka dalë nga një periudhë e gjatë regjimi komunist (të diktatorit Enver Hoxha) dhe në krizë të plotë ekonomike dhe politike, përfaqësonte fytyrën më të varfër dhe më të dhimbshme të Europës – e njohur si një kontinent, por jo si një realitet gjeopolitik në të cilin ende nuk është pjesë – por duke vizituar qytetet bregdetare dhe kryeqytetin është e vështirë të gjesh gjurmë.

Sot Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas. Duke filluar nga Tirana. Projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë, në sajë të nxitjes së atëhershme të ish kryebashkiakut Edi Rama – sot Kryeministër – artist dhe intelektual, që pikturoi me ngjyra të ndritshme fasadat e ndërtesave.

Sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja – shpesh të kryera nga artistë të njohur – ende dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.

Qendra e rregullt dhe vazhdimisht në zhvillim është e mbushur me sheshe ndërtimi – shpesh të projekteve arkitektonike të nënshkruara nga studiot e rëndësishme europiane, duke përfshirë italianët -, muze interesante dhe instalime të artit bashkëkohor, kafene të modës ( që nganjëherë do të thotë edhe në stilin e plotë nostalgjik-sovjetik) dhe dyqanet organike.

Mos humbisni as disa restorante të këndshme, të ndikuara në mënyrë të qartë – si në mjedis dhe në kuzhinë – nga stili nordik-redzepian (shumë kuzhinierë shqiptarë, sot në punë nëpër Europë, pjesërisht janë gati për t’u kthyer në shtëpi).

Edhe pse ndikimi italian është ndjerë në numrin e madh të picerive dhe restoranteve që mbushin qendrën dhe lagjen e modës, Bllokun – dikur selia e vendbanimet e udhëheqësve komunistë – është e vështirë të mos provosh byrekun, një gatim tradicional, i kripur në formën e picës dhe i mbushur me djathë ose perime), qofte (qofte pikante), fërgesë (përzierje e vajit të ullirit, miell misri dhe vezë) dhe tavë (zakonisht me bazë mishi dhe perime), është në fakt në vend një lloj “krenarie shqiptare”, që fokusohet në zbulimin dhe shfrytëzimin e trashëgimisë lokale gastronomike.

Të vetëdijshëm se gjërat ndryshojnë shpejt në qytet dhe ndoshta në disa muaj disa nga gjërat e shkruara mund të mos jenë më të vlefshme, po ju lë një numër këshillash mbi çfarë mos të humbisni, të shikoni dhe të shijoni në Tiranë.

Sheshi Skenderbej rruga “Ludovik Shllaku”
Sheshi i madh që shënon kufirin midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe bulevardit “Zogu 1”, të dominuar nga statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe fasada e Muzeut Historik Kombëtar me mozaik të madh “patriotik”, është zemra e qytetit dhe simbolikisht e të gjithë Shqipërisë.

I transformuar plotësisht nga plani urbanistik i kërkuar nga Edi Rama, nga bllokimi kaotik i trafikut të makinave sot sheshi është bërë një hapësirë e madhe për këmbësorët, i shtruar me gurë natyror nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç një kopshti me barishte, një karuseli dhe arredimeve urbane, mirëpret shpesh ngjarje dhe festime. Nga këtu, në të djathtë, nis rruga “Ludovik Shllaku”, rrugë për këmbësorë përgjatë të cilës ndodhet edhe Instituti Italian i Kulturës, i cili karakterizohet edhe nga pemë dhe kopshte me barishte aromatike.

Pazari i Ri
Jo shumë larg nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri në Tiranë – i ndërtuar në ’30, por vetëm kohët e fundit i rinovuar duke e kthyer atë në një hotel, të pastër mikpritës – është një ndalimin për mos u humbur në lidhje me shpirtin e qytetit dhe banorëve të saj.

Një strukturë prej xhami dhe metali, e projektuar nga një studio italiane mbulon tavolinat e tregut ku janë ekspozuar ushqime të ndryshme: fruta dhe perime, ullinj, speca,shumë lloje të bimëve, por edhe enë balte dhe sende të tjera të kuzhinës. Gjithçka përreth, në sheshin e dominuar nga një ndërtesë e zbukuruar me motive të qilimave tradicionale shqiptare, ka bare dhe restorante të tilla si Markata e Peshkut – ku mund të qëndroni për të pirë një pije të freskët në hapësirën e hapur përballë tregut ose të zgjidhni peshkun e freskët të ekspozuar në banak.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi