Lidhur me kontributin e Rita Orës dhe përpjekjet që Kosova të njihet ndëkombëtarisht ka shkruar së fundmi revista prestigjioze "Borgen".
Pjesa më e madhe e punës bamirësisë së artistes Ora është përqendruar në zhvillimin e brezit të ri të Kosovës.
Ora është me origjinë nga Kosova, por prindërit e saj u transferuan në Britani për të shpëtuar nga persekutimi shqiptar në fillim të viteve 1990 nga Republikën Jugosllave.
Që nga viti 2013, ajo ka qenë një mbështetëse e përpjekjeve të UNICEF në rajon për të përmirësuar kushtet për fëmijët.
Pas përfundimit të Luftës së Kosovës për Pavarësi, shumë fëmijë kishin mbetur pa strehimin e duhur, paa arsim dhe kujdes shëndetësor. UNICEF ka punuar për t’u siguruar atyre strehimin që u duhen dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën që vazhdon në Kosovë.
Ora e shihte këtë çështje si pjeasë të rëndësishme personale që ajo të kontribuonte drejtpërdrejt në përmirësimin e zhvillimit të fëmijëve në Kosovë dhe të ndihmonte UNICEF-in në shumë prej përpjekjeve në Ballkan.
Sipas "Borgen", shumë adoleshentë janë pesimistë për të ardhmen e shtetit të ri, pasi shkalla e papunësisë së të rinjve në Kosovë është 49%.
Si zgjidhje, UNICEF ka zbatuar programe që nxisin zhvillimin më të mirë teknik të të rinjve dhe theksojnë rëndësinë e angazhimit dhe kontributit të tyre në shoqëri.
Në prill 2019, Ora mbështeti fushatën e Ndihmës së Futbollit për UNICEF.
Programi punon për të mbledhur fonde për shëndetin, arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht në komunitetet e margjinalizuara. Me të rinjtë që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së Kosovës, duke theksuar zhvillimin e tyre, sigurohej stabiliteti i ardhshëm ekonomik për Kosovën.
Gjatë vitit 2019 ajo mblodhi më shumë se 10 milionë dollarë për fëmijët.
Më pas Ora bëri një vizitë befasuese në ngjarjen e UNICEF-it në kryeqytetin e Prishtinës.
Kjo ngjarje është një pjesë vjetore e fushatës së UNICEF për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijëve dhe punon për të ofruar trajnime për të rinjtë e Kosovës përmes financimit.
Ajo mori pjesë në këtë ngjarje për fuqizimin e të rinjve dhe punoi për të inkurajuar më shumë se 400 të rinj që morën pjesë atë ditë për të vazhduar ndjekjen e një edukimi apo duke punuar për të zhvilluar ndikimin e brezit të tyre në zhvillimin e Kosovës si një komb.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu. Unë dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar dhe mbështetur vërtet kulturën dhe rininë e sotme”, tha ajo në një fjalim.
Për shkak të përkrahjes së Ritës në Kosovë dhe përfshirjes së vazhdueshme me UNICEF, ajo u emërua Ambasadore e UNICEF-it, kur u kthye nga udhëtimi i saj në Kosovë.
Por, ky nuk është titulli i vetëm që ajo ka marrë për veprimet e saj bamirëse.
Në vitin 2015, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e quajti atë një ambasadore nderi në Kosovë për shkak të punës së saj me UNICEF-in.
“Unë jam shumë e nderuar të emërohem si Ambasadore e UNICEF-it. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shikoja punën e mrekullueshme të UNICEF-it…Jam më e vendosur se kurrë që të shfrytëzoj pozicionin tim për të mbështetur dhe mbrojtur”, është shprehur Rita.
Rita gjithmonë ka kontribuar për vendin e saj, pasi lidhja e saj me Kosovën dhe Shqipëërinë është shumë e fortë.