Revolta e kabinetit qeveritar në Britani, Boris Johnson jep dorëheqjen si lider i Konservatorëve! Planifikon të jetë kryeministër deri në vjeshtë

BRITANI E MADHE-  Lideri britanik, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konsrvatroe në Londër, si pasojë e presionit të kabinetit qeveritar. Eventualisht duke qenë se Johnson dha dorëheqjen si kryetar i partisë e ka dhënë edhe si kryeministër i vendit por siç bëri të ditur edhe në deklaratën e tij ai planifikon të qëndrojë në post deri në vjeshtë.  

Në deklaratën e tij Johnson u shpreh se ky ishte e qartë se vullneti i Partisë Konservatore parlamentare duhet të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. 

Më shumë se 40 ministra (dhe ndihmës dhe zëvndës ministra) dhanë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnson që nga e marta, më i lartë se rekordi i mëparshëm i dorëheqjes së 11 ministrave në shtator të vitit 1932. Ndërkohë që paralajmërohet dorëheqja edhe e Kryeministrit Boris Johnson nga liderishipi i partisë. 

Gjashtëmbëdhjetë janë larguar nga qeveria e Boris Johnson që pas dorëheqjes së  kancelarit të atëhershëm Rishi Sunak dhe sekretari i shëndetësisë Sajid Javid dhanë dorëheqjen, nëntëmbëdhjetë ministra janë larguar gjithsej. Më shumë deputetë konservatorë të vegjël, jo-ministrorë kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen, që do të thotë se disa dhjetëra anëtarë të qeverisë tani janë larguar.

Trembëdhjetë ministra dhanë dorëheqjen gjatë gati tre viteve të Gordon Broën në krye, me të njëjtin numër që dha dorëheqjen gjatë më shumë se gjashtë viteve të Cameron në pushtet. Kryeministria e Boris Johnson tani është shënuar nga më shumë dorëheqje ministrore dhe me një ritëm më të shpejtë se të gjithë kryeministrat e tjerë që nga viti 1979.

Vetëm koha e Theresa May në krye të një Partie Konservatore të ndarë nga Brexit i afrohet këtij niveli të largimeve ministrore. Përveç dorëheqjeve nga brenda kabinetit të zotit Johnson, disa të dërguar të tregtisë ndërkombëtare dhe sekretarë privatë parlamentarë janë larguar nga postet e tyre, ndërsa kolegë të tjerë konservatorë kanë deklaruar publikisht mungesën e besimit te kryeministri. Boris Johnson duhet të qëndrojë në pushtet për rreth një muaj më shumë nëse dëshiron të kalojë kohën e Theresa May në detyrë. Nëse ai nuk arrin ta bëjë këtë, ai do të bëhet kryeministri i katërt më i shkurtër që nga Lufta e Dytë Botërore.

Johnson fitoi një votë mosbesimi nga partia e tij parlamentare në fillim të qershorit, por kjo rezultoi në 41.2% të deputetëve të tij konservatorë që votuan kundër tij. Një numër deputetësh që thanë se votuan për kryeministrin në atë kohë kanë njoftuar që atëherë se do të votonin ndryshe nëse votimi do të mbahej përsëri. Margaret Thatcher dhe Theresa May, të cilat humbën mbështetjen e një përqindjeje më të vogël të deputetëve sesa Boris Johnson në votat e mosbesimit në 1990 dhe 2019, qëndruan më pak se gjashtë muaj në pushtet pas këtyre votave. Në pyetjet e kryeministrit këtë pasdite, Boris Johnson u zotua të "vazhdojë", pavarësisht thirrjeve në rritje nga kolegët e tij që ai të largohej.

ÇFARË ËSHTË KOMITETI I 1922-shit?

“Komiteti 1922” është një grup prej mbi 10 deputetësh konservatorë të cilët nuk mbajnë asnjë post qeveritar. Ata takohen rregullisht për të diskutuar çështjet e partisë. Komiteti takohet me udhëheqësin e partisë çdo muaj për të këmbyer pikëpamjet rreth partisë. Pjesa më e rëndësishme e punës së këtij komiteti është përcaktimi i rregullave se si mund të ndryshohet kreu i partisë. Komiteti u themelua në vitin 1923 nga një grup ligjvënësish, që morën mandatin e deputetit në vitin 1922, prej nga e ka marë edhe emrin. Anëtarët e tij zgjidhen nga rradhët e deputetëve konservatorë. Brenda pak javësh pritet të zgjidhet komiteti i ri ekzekutiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Boris Johnson emëron 10 ministra të rinj

Downing Street sapo ka publikuar një listë të ministrave që ka emëruar pas një morie dorëheqjesh në ditët e fundit.

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje prej postit të kryetarit të partisë Konservatore ndërsa aktualisht po ushtron detyrën e kryeministrit në dorëheqje të Britanisë së Madhe, raporton BBC-ja.

Ai tashmë ka emëruar ministrat e rinj në disa pozita kyçe të qeverisë, e cila do të ketë jetëgjatësi deri në muajin tetor.

Ministrat e rinj janë:

Johnny Mercer do të jetë Ministër i Shtetit (Ministër për Çështjet e Veteranëve).

Graham Stuart do të jetë Ministër i Shtetit në Zyrën e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim.

Stephen McPartland do të jetë Ministër i Shtetit (Ministri i Sigurisë) në Ministrinë e Brendshme.

Tom Pursglove do të jetë Ministër i Shtetit së bashku në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë

James Heappey do të jetë Ministër Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes.

Maria Caulfield o të jetë Ministre e Shtetit në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Paul Scully do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Marcus Jones do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Matt Warman deputet do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport.

Trudy Harrison do të jetë Ministër i Shtetit në Departamentin e Transportit.

Edward Timpson CBE MP do të jetë avokat i përgjithshëm

 

 

Ora 20:32
Dorëheqja e Johnson, Biden: Marrdhëniet speciale mes dy vendeve mbeten të forta

Në një deklaratë pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit britanik Boris Johnson, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha gjatë kësaj të enjteje se marrëdhëniet speciale midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar mbeten të forta dhe të qëndrueshme.

Biden nuk e përmendi Johnson me emër ose dorëheqjen e tij në mënyrë eksplicite, por nënvizoi se SHBA-të do të vazhdojë të punojë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për çështje kritike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, një çështje për të cilën Biden dhe Johnson kanë punuar ngushtë së bashku.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë miqtë dhe aleatët më të afërt, dhe marrëdhënia e veçantë mes popullit tonë mbetet e fortë dhe e qëndrueshme. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën, për një sërë prioritetesh të rëndësishme”, tha Biden gjatë deklaratës.

 

Ora 15:56
Kush mund ta zëvendësojë Johnsonin?

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dha dorëheqje nga posti i liderit të Partisë Konservatore të enjten, duke thënë se ishte “qartësisht vullneti” i partisë së tij që ai të largohej. Ai u tërhoq si udhëheqës i partisë, por planifikon të qëndrojë si kryeministër derisa të mbahet gara për lidership. Më poshtë janë emrat e disa prej atyre që mund ta zëvendësojnë. Megjithatë, nuk ka ende favorit të qartë dhe ata nuk janë renditur sipas perspektivave të mundshme.

Liz Truss

Sekretarja e Jashtme është e preferuara e Partisë qeverisëse Konservatore. Ajo ka kryesuar vazhdimisht sondazhet e bëra nga ueb-faqja Conservative Home.  Truss ka krijuar me kujdes imazhin e saj publik. Ajo është fotografuar në një tank vitin e kaluar, duke i bërë jehonë një fotografie të famshme të vitit 1986 të kryeministres së parë grua të Britanisë, Margaret Thatcher.

Truss, 46 vjeçe, ka kaluar dy vjetët e parë të udhëheqjes së Johnsonit si sekretare e Tregtisë Ndërkombëtare, ka mbështetur BREXIT-in [daljen e Britanisë nga BE-ja] dhe, vitin e kaluar, është emëruar kryenegociatore e Britanisë me BE-në. Truss ka thënë të hënën se Johnson ka “mbështetjen e saj 100%” dhe u ka kërkuar kolegëve ta mbështesin atë.

Jeremy Hunt

Ish-sekretari i Jashtëm, 55 vjeç, ka përfunduar i dyti, pas Johnsonit, në garën për udhëheqje, në vitin 2019. Ai do të ofronte një stil lidershipi më serioz dhe më pak të diskutueshëm. Gjatë dy vjetëve të fundit, Hunt ka shfrytëzuar përvojën e tij si ish-sekretar i Shëndetësisë për të kryesuar Komisionin e Shëndetësisë në Parlament.

Muaj më parë, ai ka thënë se ambicia e tij për t’u bërë kryeministër “nuk është zhdukur plotësisht”. Hunt ka thënë se ka votuar për të rrëzuar Johnsonin gjatë një votëbesimi muajin e kaluar, të cilin Johnson mezi e ka fituar.

Ben Wallace

Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, 52 vjeç, është bërë muajt e fundit anëtari më popullor i Qeverisë, falë trajtimit të krizës në Ukrainë, vlerëson ueb-faqja Conservative Home.  Si ish-ushtar, ai ka nisur karrierën politike si anëtar i Parlamentit të Skocisë, në vitin 1999. Për herë të parë në Parlamentin Uestministër është zgjedhur më 2005.

Ai ka qenë ministër i Sigurisë nga viti 2016 deri në marrjen e rolit të tij aktual, tre vjet më vonë. Wallace është vlerësuar shumë, pasi departamenti i tij ka evakuuar shtetasit britanikë dhe aleatët nga Afganistani, vitin e kaluar, si dhe për dërgimin e armëve në Kiev.

Rishi Sunak

Sunak, i cili ka dhënë dorëheqje si ministër i Financave të martën, duke thënë se publiku britanik “me të drejtë pret që Qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe me seriozitet”, deri në vitin e kaluar ka qenë favorit për ta pasuar Johnsonin.

Ai është vlerësuar për një paketë të shpëtimit ekonomik - pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 - e cila ka përfshirë një program të kushtueshëm për ruajtjen e vendeve të punës. Por, Sunak është përballur me kritika më vonë për, siç është thënë, mosdhënien e mbështetjes së mjaftueshme për familjet. Zbulimet në lidhje me statusin tatimor të gruas së tij dhe një gjobë që ka marrë - së bashku me Johnsonin - për thyerjen e rregullave të izolimit nga COVID-i, e kanë dëmtuar pozitën e tij.

Sajid Javid

Javid ka qenë ministri i parë i kabinetit që ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste për akuzat se Johnson ka mashtruar publikun, në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator.  Si ish-bankier dhe mbështetës i tregjeve të lira, Javid ka shërbyer në një sërë rolesh në kabinet - më së fundi si ministër i Shëndetësisë.

Ai ka dhënë dorëheqjen si ministër i Financave i Johnsonit në vitin 2020. Djalë i prindërve emigrantë nga Pakistani, ai është admirues i Thatcherit dhe ka përfunduar i katërti në garën për udhëheqje, në vitin 2019.

Nadhim Zahawi

Ministri i sapoemëruar i Financave ka lënë përshtypje të mirë si ministër i Vaksinave, në kohën kur Britania ka qenë ndër shpërndarëset më të shpejta në botë të vaksinave për COVID.  Historia personale e Zahawit, si ish-refugjat nga Iraku që ka shkuar në Britani si fëmijë, e veçon atë nga pretendentët e tjerë. Ai ka bashkëthemeluar kompaninë e sondazheve YouGov, përpara se të hynte në Parlament në vitin 2010.

Puna e tij e fundit ka qenë sekretar i Arsimit. Zahawi ka thënë, javën e kaluar, se do të ishte “privilegj” të bëhej kryeministër në një fazë.

Penny Mordaunt

Ish-sekretarja e Mbrojtjes është shkarkuar nga Johnsoni kur është bërë kryeministër, pasi ajo ka mbështetur rivalin e tij, Hunt, gjatë garës së fundit për udhëheqje.  Mordaunt ka qenë mbështetëse e zjarrtë e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Aktualisht ministre e re e Tregtisë, Mordaunt i ka cilësuar si “të turpshme” disa festa që kanë thyer rregullat e COVID-it, e për të cilat është gjobitur edhe Johnson. Më herët, ajo kishte shprehur besnikëri ndaj Johnsonit.

Tom Tugendhat

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlament, njëherësh ish-ushtar që ka luftuar në Irak dhe Afganistan, ka lënë të kuptohet tashmë se do të kandidojë në çdo garë për udhëheqje. Ai ka qenë kritik i vazhdueshëm i Johnsonit dhe do t’i ofronte partisë së tij një shkëputje të qartë nga qeveritë e mëparshme. Megjithatë, ai është relativisht i patestuar, sepse nuk ka shërbyer asnjëherë në kabinet.

Suella Braverman

Si prokurore e përgjithshme që ka mbështetur BREXIT-in, Braverman ka thënë se do të kandidojë për lidership. Ajo është kritikuar nga avokatët gjatë mandatit të saj, pasi Qeveria ka bërë përpjekje të shkelë ligjin ndërkombëtar, në lidhje me rregullat e tregtisë me Irlandën e Veriut, pas BREXIT-it./REL

Ora 13:54
Dorëheqja e Johnson, reagon Liz Truss: Ka bërë zgjedhjen e duhur

 

“Kryeministrja ka marrë vendimin e duhur”, shkruan ajo në wëitter.

Qeveria nën udhëheqjen e Boris pati shumë arritje - ofrimin e Brexit, vaksinat dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne kemi nevojë për qetësi dhe unitet tani dhe për të vazhduar qeverisjen derisa të gjendet një udhëheqës i ri. thotë Sekretarja e Jashtëm i Liz Truss

Ora 13:35
Boris Johnson jep dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore! Kryeministër deri në vjeshtë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mbajtur një fjalim nga Londra sot dhe ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore.

Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri, thotë Boris Johnson. Johnson thotë se procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

"Mbi të gjitha, dua t'ju falënderoj ju, publikun britanik, për privilegjin e pamasë që më keni dhënë," thotë ish kreu i partisë konservatore.

Ai thotë se publiku do t'i shërbehet që tani derisa të vendoset kryeministri i ri, pra deri në vjeshtë.

Ora 12:20
'Fundi' i pushtetit të Johnson përpara vjeshtës? Nënkryetar i Komitetit të 1922-shit propozon Raab për kryeministër të përkohshëm

Teksa pritet largimi nga posti si kryeministër nga lideri britanik Boris Johnson, nënkryetari i Komitetit të vitit 1922 ka propozuar që zëvendëskryeministri Dominic Raab duhet të marrë detyrën  menjëherë në një bazë të përkohshme.

Johnson do të largohet nga posti i kreut të partisë sot, por shpreson të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë për të lejuar mbajtjen e një gare për lidership dhe emërimin e një pasuesi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 07/07/2022 11:24

    Iku dhe shoku i Trump-it. Populizmat nuk te mbajne gjate ne pushtet.

    Përgjigju
  • Era: 07/07/2022 10:35

    Paste kemben e mbare qe te zhduken nga karriget gjithe ata qe po shkaterrojne boten! Te qerohen gjithe diletantet e politikave globake qe po zhdukin shtresen e mesme te shoqerise, duke tejpasuruar nje grup prej 2400 vetash e qe zoteron 99% te pasurise boterore! Enough is enough!

    Përgjigju
  • Toni: 07/07/2022 10:32

    Iku dhe ky kllouni me ne fund. Me shprese se do fitojne LibDems zgjedhjet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Beni: 07/07/2022 09:59

    Do ti shkaterroj keta trapa Putin nje nga nje se keta jane e keqja e botes , iku koha e me te fortit te ndryshoje bota te vendosen rregullat njesoj per te gjithe !

    Përgjigju
    • Putini: 07/07/2022 16:23

      te qift maman o Beni qe s’ecen vet ;)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve