Pasi ka shtypur me dhunë dhe gjakun e rreth 200 të vrarëve revoltën në Iran, Presidenti Hassan Rouhani ka treguar me gisht Izraelin dhe SHBA.
Rouhani duke pretenduar përfundimin e protestave, tha se “Rebelët ishin të organizuar dhe të armatosur dhe ndoqën një model të hartuar nga Sionistët dhe Amerikanët. Kjo është një fitore tjetër të madhe për kombin iranian”.
Dje në Teheran, mbështetësit e Liderit Suprem, organizuan marrshime ku kërkonin varjen në litar të protestuesve, duke i akuzuar ata se ishin paguar nga Shtetet e Bashkuara. "Amerikë, turp për komplotet e tua, gjaku i rinisë sonë po pikon nga kthetrat e tua", -thërrisnin gratë me perçe të zeza.
Zemërimi i iranianëve shpërtheu pas njoftimit për rritjen e çmimit të karburanteve dhe uljen e limitit të sasisë së garantuar për furnizim për familje si pasojë e sanskioneve amerikane ndaj Teheranit zyrtar.