Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Të burgosurit në institutin e vuajtjes së dënimit Benevento kanë plagosur dy oficerë policie, sipas  sindikatës autonome të policisë së burgjeve Sappe. 

Tiziana Gaucci, sekretare e sindikatës, shpjegon se të burgosurit të cilët ndodheshin në katin e katërt të burgut, shkatërruan kompjuterët, xhamin dhe gjithçka gjetën, raporton Tgcom24.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Penitenciare, Aldo Di Giacomo, ka deklaruar se kushtet e vuajtjes së dënimit në Itali janë nga më të kqijat. 

Kjo sipas tij, edhe për shkak të mbipopullimit, mungesës së stafit, vetëvrasjeve dhe vdekjeve nga shkaqe të tjera të të burgosurve, sulmeve dhe dhunës ndaj stafit, trazirave, trafikut të drogës dhe përhapjes së celularëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë