Revoltohet Ema Andrea: Bunkeri
vepër arti. Jam shqiptare dhe e fye

Revoltohet Ema Andrea: Bunkeri<br />vepër arti. Jam shqiptare dhe e fye
Kanë qenë të shumtë ata që kanë dënuar protestën e dhunshme të zhvilluar ditën e 8 dhjetorit në Tiranë. Njerëz të zakonshëm ose personazhe publike, të djathtë apo të majtë, shumëkush e ka cilësuar si 'kthim mbrapa' lëvizjen e nxitur nga opozita.

Një prej tyre ka qenë edhe aktorja Ema Andrea që nëpërmjet një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ka shprehur revoltën dhe indinjatën ndaj sjelljeve të protestuesve.

"Pse për të thyer dhe djegur vepra arti (kontestoini sa të doni) paskemi mbajtur opozitën me bukë?? KUSH DO T'I PAGUAJË DËMET??!! Si ndiheni tani?? Çfarë fituat përveç mllefit që nxorrët!!??? Me çfarë të drejte më bëni të paguaj për ekzistencën dhe inatet tuaja!!!??? Pse u rregullua jeta jonë pas këtij vandalizmi??!!!!! Me çfarë të drejte jepni shembuj dhune brezit te ri!!?? Nuk keni asnjë lidhje me lëvizjen e 25 viteve më parë..!!! Jam ende shqiptare dhe ndihem e fyer nga ju !!" shkroi Andrea duke shprehur hapur qëndrimin e saj kundër protestave të dhunshme, që s'bëjnë asgjë veçse dëmtojnë popullin.
ema andrea
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët