Revoltohet OMONIA: Qeveria
e re s’ka ministër minorita

Revoltohet OMONIA: Qeveria<br />e re s’ka ministër minorita
TIRANE - Organizata e minoritetit grek, OMONIA, është revoltuar nga fakti se në kabinetin e ri qeveritar nuk do të ketë asnjë minoritar. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar PBDNJ që të riorientojë qëndrimin e saj politik ndaj koalicionit fitues dhe qeverisë së re.

“Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri të një pjesëtari të komunitetit etnik grek, ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut– PBDNJ, është një ogur jo pozitiv.

Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do punojnë për avancimin e mëtejshëm të drejtave të minoritetit etnik grek”, thuhet në reagim.

Që sipas tyre është në përputhje dhe sipas standardeve të BE, kundrejt të cilit dhe procedurave të përafrimit të mëtejshëm integrues në të, qeveria shqiptare është e angazhuar. “Zhvillimet e ditës së sotme, sidoqoftë, ngrenë pikëpyetje serioze e hedhin hije mosbesimi” thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 01.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës