Revolucion me bordero!

Revolucion me bordero!

Policitë bashkiake të 27 bashkive që i përkasin koalicionit opozitar dhe disa punonjës prej këtyre bashkive, janë kthyer në një armë luftëtarësh talebanë me pagesë, që sulmojnë KZAZ e këtyre bashkive, duke u sjellur si zyra përmbarimi të Presidentit në shkarkim Ilir Meta.

Skenat e shpifura të dhunës, dhe histeria e disa rrogtarëve të paguar me paret e shtetit shqiptar, kundër shtetit shqiptar, është një dukuri e panjohur dhe ne fiset afgane, por e eksperimentuar në një vend, ku qeveria në përpjekje për të maturuar situatën politike dhe gjeopolitike, përballet me shëmtira të tilla.

Ky është i vetmi revolucion në botë që bëhet me lekët e shtetit dhe me punonjës të paguar të shtetit. Asnjë qytetar i thjeshtë, asnjë burrë apo grua e këtij vendi, nuk ka marrë urën në dorë të djeg një shkollë apo pallat kulture.

Janë të gjithë njerëz që i paguan ky shtet për ta mbrojtur dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe kanë rrëmbyer urët e zjarrit për ti shërbyer dy njerëzve të sëmurë të cilët makthet e tyre duan ti kthejnë në makth kombëtar. Është fjala për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Por ndonëse ky i dyti është në gulçimat e tij të fundit si një dinosaur plak, që duke ikur tenton të marr me vete Shqipërinë, i pari është ende në krye të punëve të shtetit shqiptar dhe kërkon ti imponoj jo vetëm opozitës, por edhe shtetit shqiptar, filozofinë politike të LSI , që për një vend pune  mund të djegësh dhe Shqipërinë.

Unë nuk jam kundër zemërimit të qytetarëve ndonjë here dhe pa arsye. Nuk jam as kundër dhunës, kur dikush nuk ka rrugë tjetër për të mbijetuar. Por as një shqiptar të vetëm nuk e shikoj në këto pozita.

Atë që po shikoj është një armatë njerëzish të paguar nga shteti shqiptar, që po përdoren si mish për top, nga presidenti i vendit, për të realizuar atë që ai e konsideon revolucion me borderotë e shtetit shqiptar.

27 polici bashkiake, janë sot në luftë të hapur kundër Policisë së Shtetit shqiptar, duke ushtruar dhunë dhe duke djegur çfarë u del përpara. Nuk e di sa minuta i duhen Ministrit të Brendshëm për ti shkrirë këto polici bashkiake, por çdo minutë që kalon, është tepër për këtë vend.

Së dyti dhjetra punonjës bashkish që paguhen nga shteti shqiptar, të përfshirë në këto akte të dhunëshme , duhet të shkëpusin në këtë moment marrëdhëniet me shtetin shqiptar dhe duhet të dënohen që kurrë në jetën e tyre të mos e kenë emrin në borderonë e këtij shteti, ndaj të cilit janë turrur me armë në dorë.

Asnjë amnisti, asnjë ligj dhe asnjë pazar politik, nuk mund të rehabilitoj qënie të tilla të cilat mendojnë se vendi i tyre i punës, vlen më shumë se Shqipëria.

Së treti ky është një poshtërim edhe për Partinë Demokratike. Kjo është një nga dy partitë e mëdha të Shqipërisë, e cila pak nga pak po shndërrohet jo vetëm në një skalion talebanësh që luftojnë për një vend pune, por kalon e gjitha nën urdhërat e Ilir Metës, sikur të ishte LSI e Skraparit.

Partia Demokratike është parti kombëtare e shtrirë në gjithë territorin, dhe nëse mendon se populli shqiptar është i revoltuar le tia lërë atj të drejtën të sulmojë KZAZ nëse ka fuqi nga Shkodra në Sarandë. Kufizimi në 27 bashki, që janë fituar më 2015 më një konfigurim tjetër politik dhe përdorimi i borderove të shtetit shqiptar kundër shtetit shqiptar, e bën PD një parti që ka humbur mbështetjen popullore, të katandisur në një parti mercenarësh me pagesë, që luftojnë për hallin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me këtë gjest , PD dhe LSI, sanksionojnë veten si pakicë e dhunëshme në Shqipëri, si pakicë që ka vendosur të bëj betejë me njerëz të paguar nga shteti shqiptar dhe që mendon se kështu do të mund ti imponohet tre milionë shqiptarëve për të mos shkuar në qëndrat e votimit.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e poshtëruar, më e nëpërkëmbur dhe më e telendisur nga nëpunës të saj, se këto ditë.

Shkodra nuk ka qenë kurrë më e turpuruar se sa sot, kur një grusht banditësh të paguar nga Bashkia, flasin në emër të Shkodrës duke djegur shkolla, e pastaj duke u fshehur maleve.

Shkodra kur i ka vënë gjoksin diktaturës, ka pas në rrugë 50 mijë shkodranë, dhe jo 50 voltanë.

Katandisja tek filozofia e LSI, që njerëzit të vriten për vendin e punës, është fundi I kësaj partie të madhe, që ka rënë në dorë të një njeriu të vogël si Lulzim Basha, i cili dhe kur do ti fshehet prokurorisë, bën një ditë si krenar, e ditën tjetër si dhjerë.

Ky është nënshtrimi përfundimtar i Lulzim Bashës para modelit dhe “rolit udhëheqës të LSI” në këtë revolucion me bordero.

Shqipëria do ta shpërfll me neveri këtë frymë talebane mbi shtetin shqiptar, e cila sido që të maskohet ka në qendër të saj vetëm një hall madhor, hallin se si Sali Berisha dhe Ilir Meta të djegin Shqipëirnë, para se të digjen vet.

Ish prokurorë hajdutë të ndëshkuar nga reforma, politikanë dhe zyrtarë të korruptuar, njerëz që nuk shikojnë prespektivë në këtë vend, pas Reformës në Drejtësi, janë rreshtuar në një “aleancë të shenjtë” kundër shtetit shqiptar, nën betimin “O Shqipëria, o Ata”.

Nuk është se nuk do të bëjnë dëm. Nuk është se nuk do të kthejnë mbrapa rrotën e histories. Nuk është se nuk do të njollosin vendin dhe zgjedhjet. Por nuk do ta mundin dot Shqipërinë. Ata e kanë për herë të fundit. Shqipëria ka parë plot plehra të tilla në jetën e saj. Dhe ja ka dal!

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reshit Piloti: 20/06/2019 12:23

    Borderote e ketyre mercenareve i harton Karpushini.

    Përgjigju
  • Tami: 20/06/2019 12:04

    Shume sakte z. Mero, Faleminderit per analizat e holla, qe ju ben ketyre sojsezeve shqiprare, mund te jene cdo gje, vetem politikane jo!!

    Përgjigju
  • Besitr87: 20/06/2019 11:39

    Dakort jam me ty kur thua qe po i perdorin si mish per top. Por me vjen shum keq kur thua qe duhet te denohen. Nuk kan faj policet bashkiak qe vec zbatojn urdhrat e shefave idiot se duan lufte dhe nuk besoj se ndonje nga keta polic do ket byth ti thot jo urdhrit se e pushojn nga puna direkte. Edhe ata kane familje per te ushqyer.

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 20/06/2019 03:04

    O mero cfare Po thuaj??? KRIZA POLITIKE NUK KA BRIRE NJE MILEON SHQIPETARE PRO DEKRETIT TE PRESIDENTIT DHE NJE MILJON SHQIPETARE PRO MARREZISE SE ED RAMES DHE TI THUA. QE I FORTI KA TE DREJTE DHE PROTESTUESIT 1 miljonesh TI I QUAN TALEBANE HAJDE MERO HAJDE

    Përgjigju
    • Drejtësia po vjen: 20/06/2019 05:19

      Ta ka qejfi tjesh në USA,,mblidhe mendjen ,,salës tat i ka ardh fundi,, jan bo fiks si pushtues që duke ik djegin gjithcka që ju del përpara

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë