Kryedemokrati Sali Berisha e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj protestës, paketën anti-dhunë të lançuar nga kryeministri Edi Rama këtë të dielë. Por, thotë se kjo paketë nuk e shuan dot protestën.
“Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s'do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë”, tha mes të tjerash Berisha.
Policët, që në krye të detyrës po përballen prej ditësh me linçimet e tij, i quajti sërish kriminelë me uniformë, duke akuzuar se po përdorin pa kriter plumbat e gomës mbi protestuesit.
“Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht por atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”, shtoi Berisha.
Partia Demokratike ka dalë hapur si një prej organizatoreve të dhunës, por Sali Berisha pohon me zë e figurë se nuk do të tërhiqet nga protesta.
Ai thotë se edhe thirrjet që bëhen kundër PD në protestë, bëhen nga njerëz të paguar dhe ekstremistë të majtë.
“Këta janë kriptoramistë, të paguar një pjesë e tyre, ose edhe ekstremistë të majtë me agjentë të policisë kriminale dhe menduan se me këtë slogan do të na impresiononin ne dhe do na frenonin”, përfundoi Berisha.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paketën e re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër protestave të dhunshme, si shpallje të diktaturës.
Bardhi theksoi se kryeministri Rama është sot më i dobët se kurrë, pasi sipas tij, protestat janë një sfidë e drejtpërdrejtë për pushtetin e kryeministrit.
“Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës. Sot patë një Edi Ramë më të dobët se kurrë, që përballet me protestat e studentëve dhe sheh tek ato një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin e tij dhe rrezikun e përgjegjësisë përpara drejtësisë”, theksoi Bardhi.
-
Do ta shikojme o kerrme qe qelbe boten kush do te jete pa shprese, prisni se dardha e ka bishtin mbrapa o kriminel, kujtohu ke vulen e sulltanit non gratafamiljarisht .Kermat e pd nuk po te qerrojne ty dhe jo te heqin Ramen .Kujtohu populli I dha 83 vota per te realizuar reformat , per te bere shtet dhe per te te çuar ty bashke me banditet qe te mbeshtetin ne vendin qe te takon ne halene e gomereve , si dhe ata prokurore dhe gjyqtare qe kete lufte e quajne protest .Prisni dhe do te shikoni .
Përgjigju






Komente
Komento