Revolucion në futboll, propozohet
heqja e merkatos dimërore

Revolucion në futboll, propozohet<br />heqja e merkatos dimërore
Një risi në merkato mund të ndryshojë ekuilibrat në futbollin europian. Siç njofton e përditshmja britanike “The Sun”, skuadrat e Kontinetit të Vjetër janë dakort me propozimin për të hequr sesionin  e merkatos dimërore, që i lejon klubeve ndërhyrjet dhe ndryshimet në organikë për pjesën e dytë të sezonit. Pas vendimit që u mor në Kampionatin Anglez të Premier Leagues, për ta mbyllur merkaton verore përpara startimit të këtij kompeticoni, zgjedhje kjo që u miratua thuajse nga të gjitha klubet europiane, këto të fundit mund të ndjekin pikërisht gjurmët e anglezëve, çka do të sillte një panoramë tërësisht të re në futboll, një ndryshim madhor. Heqja e merkatos dimërore do të ndryshonte lojën duke hapur letrat në tavolinë, pasi në këtë mënyrë shumë klube nuk do të kishin më mundësi shpëtimi me përforcimet e janarit, për të përmirësuar gabimet e bëra apo për të superuar dëmtimet e mundshme të lojtarëve.  Po sipas The Sun, klubet e mëdha europiane janë dakort me këtë propozim edhe pse vendimi zyrtar nuk pritet të merret tani shpejt. Pas prezantimit edhe të teknologjisë Var, lidhur me Videoarbitrazhin, duket se për futbollin ka nisur një kohë ndryshimesh.

Ceferin: Do ta përjashtoj PSG. Uefa përgënjeshtron
400 milionë Eurot e shpënzuara për Neymar dhe Mbappe nga PSG vazhdojnë të krijojnë polemika de në këtë mes nuk mbetet jashtë as UEFA, institucioni që duhet të vihet në levizje për të verifikuar nëse klubi parizien i ka respektuar ose jo rregullat e fair play financiar. Një gjë të tillë UEFA po e bën por presidenti Alexander Ceferin është gati t’i shkojë edhe më tej kësaj çështjeje. “L’Equipe” citon një bisedë të sllovenit me anëtarët e Shoqatës së Klubeve Europiane ku mendohet se ka thënë se do të veprojë me dorë të hekurt ndaj PSG. Një gjë të tillë vetë UEFA e mohon por të gjitha sinjalet janë që klubi i shekiut Al Khelaifi rrezikon të përjashtohet nga komepticionet europiane. “Nuk do të kemi frikë të ndëshkojmë këdo që thyen rregullat”, premtoi presidenti i UEFA-s gjatë muajit Gusht, duke kërkuar njëkohësisht edhe transparencë maksimale nga PSG. Gjithsesi, në kampin e klubit francez duket se nuk shqetësohen aspak madje në ditën e prezantimit të Mbappe, presidenti Al Khelaifi theksoi se klubi është në rregull me bilancet dhe këtë ia ka vërtetuar UEFA-s. “Jemi të qetë sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Çdo veprim e kemi bërë konform normave të UEFA-s”, theksoi manjati nga LIndja e Mesme. Gjithsesi, një përgjigje përfundimtare Al Khelaifi fo ta marrë as inspektimit të plotë kur do të thuhet edhe fjala e fundit në lidhje me dyshimet e shumta se PSG e ka shelur rregulkloren me të dyja këmbët.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara